1 Nentor 2026

Kryeministri i Kosovës ka reaguar rreth protestave në Shqipëri duke bërë për herë të parë një deklaratë të plotë rreth tyre, nga demonstrimi paqësor pa zgjidhje, tek dhuna e ditëve të fundit.

Kurti tha se nuk ka reaguar më parë për shkak se Kosova vetë ka patur probleme me krizën politike që shkaktoi zgjedhje të njëpasnjëshme.

Ai shtoi se rinia studentore është e ardhmja e vendit dhe para se të analizohen pasojat duhen kuptuar shkaqet e protestës.

Kryeministri i Kosovës pati një reagim edhe për akuzat se Vetëvendosja ka gisht në trazirat e protestës. “Ne jemi forcë qeverisëse, jo protestuese. Por edhe kur kemi qenë forcë protestuese, nuk e kemi patur zakon të fshihemi, u dalim vetë në krye protestave që organizojmë, as instrumentalizoheni e as pranojmë të na instrumentalizojnë” – tha ai.

Kurti ka bërë thirrje për bashkëpunim mes Prishtinës e Tiranës në dobi të interesit kombëtar.

Më poshtë deklarata e tij për protestat në Shqipëri transmetuar nga mediat e Prishtinës: