14 Tetor 2025

Instituti për Liri dhe Trashëgimi ka publikuar një raport përmbledhës mbi qëndrimet e qytetarëve shqiptarë ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore”, duke nxjerrë në pah një mbështetje të gjerë për modelin tradicional të familjes.

Sipas sondazhit, 99% e qytetarëve e shohin familjen e përbërë nga burrë, grua dhe fëmijë si themelin e shoqërisë shqiptare.

Ndërkohë, 97.6% e të anketuarve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja mbi identitetet gjinore.

Në raport theksohet gjithashtu se 95.7% e qytetarëve janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, të cilin e konsiderojnë si formë të indoktrinimit ideologjik. Po ashtu, 96% kundërshtojnë zëvendësimin e termave “nënë” dhe “babë” me “Prind 1” dhe “Prind 2”.

Publikim i ri nga Instituti për Liri dhe Trashëgimi
Sapo është përfunduar Raporti Përmbledhës mbi Qëndrimet e Qytetarëve ndaj Projektligjit “Për Barazinë Gjinore” (2025) — një studim kombëtar me 10,010 qytetarë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Ky është sondazhi më i madh kombëtar mbi këtë temë, me një margjinë gabimi vetëm ±1.2% dhe nivel besueshmërie 95%, duke reflektuar me saktësi zërin e qytetarëve shqiptarë.
📊 Gjetjet kryesore të studimit:
97.6% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptet e reja të “identiteteve gjinore”.
99% e shohin familjen tradicionale (burrë, grua, fëmijë) si themelin e shoqërisë shqiptare.
96% kundërshtojnë zëvendësimin e fjalëve “nënë” dhe “babë” me “Prind 1 / Prind 2”, duke e konsideruar atë si konfuzion për fëmijët.
95.7% janë kundër futjes së edukimit gjinor në shkolla, duke e cilësuar si indoktrinim ideologjik.
92.1% refuzojnë martesën dhe adoptimin nga persona të të njëjtës gjini, edhe nëse kjo do të ishte kusht për anëtarësim në BE.
85% kërkojnë që qeveria të fokusohet në mbrojtjen e familjes dhe rritjen e lindshmërisë, jo në politikat gjinore.
94% kërkojnë që ligjet që prekin vlerat morale dhe familjare të miratohen me referendum, jo vetëm me votë parlamentare.
🇦🇱 Mesazhi i qytetarëve shqiptarë është i qartë:
Po për barazi, jo për ideologji.
Po për Evropën, jo për asimilim kulturor.
Po për progres, por me rrënjë në vlerat tona kombëtare.