651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian.

Sa na takojne neve. Ndahen ne raport me popullsine e vendeve

“Do ndodhë sa më shpejt”, Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen reagon menjëherë pas telefonatës me kryeministrin Edi Rama, jep lajmin e madh

27 MARS 2021

FacebookWhatsAppTwitterEmail

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Rama u shpreh se presidentja e KE i ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Menjëherë pas deklaratës së Ramës, ka reaguar edhe Von Der Leyen.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me kryeministrin Edi Rama, për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen.