53 monumente kulture të dëmtuara nga tërmeti por Ministerja e Kultures duhet thote duhet te shkaterrojme Teatrin qe te kerkojme para per cilin (cilet) .. Emrat dihen….

Ministria e Kultures ne vend qe te merret me pune, Krijon germadha, me votimin e Zv.Ministrave dhe antare bordesh me 3-4 rroga nga buxheti i shteti….
Termeti demtoi shume monumente, por duhet te shkaterrojme Teatrin qe te kerkojme para per cilin (cilet) .. Emrat dihen….

Ja Lista e Demtimeve te nga termeti i vitit te kaluar:

53 monumente kulture të dëmtuara nga tërmeti, 23 me risk të lartë! Margariti: Vështirë kthimi i tyre në origjinalitet (RAPORTI)

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës ka publikuar një raport mbi situatën në të cilën ndodhen monumentet Kulturore, pas asaj lëkundje tragjike.

: 11 Shkurt, 16:18

TIRANË– Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës ka publikuar një raport mbi situatën në të cilën ndodhen monumentet Kulturore, pas asaj lëkundje tragjike. Në raport, evidentohet se 23 monumente kanë dalë jashtë përdorimit, 30 prej tyre janë pjesërisht të përdorshme dhe 48 prej tyre nuk kanë pasur problem. Këto monumente ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti 6.4 ballë.

Në Komisionin e Medias, ministrja e Kulturës për dëmet e tërmetit në monumentet e kulturës, Elva Margariti raportoi se nga 216 objekte të trashëgimisë, të cilat janë inspektuar pas tërmetit, rreth 30 me risk të lartë. Për rikuperimin e tyre 707 mln lekë. Më rrezikuarat, kulla e Krujës, e cila është rrethuar dhe ka vendosur tabela parandaluese. Si një masë e marrë nga ministria, janë mbyllur muzetë edhe sitet ku Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe ai i Ndërtimit panë domosdoshmëri për riparimin e dëmeve.

Margariti bëri me dije se është e vështirë kthimi i tyre në origjinalitet.

Gazeta Shqiptarja. Com