18 %, 20 % apo 22 %? A duhet t’i besojmë KQZ-së? Disa shifra nga ISP. –

6 korrik 2019 15:58

Zgjedhjet e 30 qershorit përpos faktit të bojkotit nga opozita po karakterizohen edhe nga debati i nivelit të pjesëmarrjes në votimeve dhe në deklarimin e shifrave të dyshimta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Numrin e votuesve më shumë se na kuti është konstatuar edhe nga Instituti i Studimeve Politike, i cili ka bërë krahasimin me shifrat e publikuara nga ana e KQZ-së për bashkinë e Elbasanit.

Instituti i Studimeve Politike në një analizë të bërë thekson se pas kontestimeve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrjes ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrjen nga 18% në 20% dhe më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksale., shkruan SI.

Ja p.sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultateve finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan. Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!??”, shkruan ISP.