Zhvillimi i tregtise me pakice Shqiperia e 12-ta

Zhvillimi i tregtisë me pakicë, Shqipëria e 12-ta
Vend i vogel, mundesi te medha. Keshtu e ka nisur studimin e saj kompania amerikane e konsulencave A.T. Kearney, e cila per te nentin vit publikoi Indeksin Global te Zhvillimit te Tregtise me pakice, ku Shqiperia perfshihet per here te pare. "Recensioni global ka ndryshuar panoramen dhe ka lene pas tregje te vegjel, por te veçuar ne nje pozicion relativisht me te mire.

Te rinjte qe futen ne renditje kete vit jane tregje te vegjel si Shqiperia, Maqedonia, Republika Domenikane dhe Bosnje Hercegovina", thuhet ne raport. Sipas ketij publikimi, Shqiperia eshte nje treg i vogel, por me nje perspektive ne vijim pozitive. "Shqiperia performon ne Indeksin Global te Zhvillimit te Tregtise me pakice ne vendin e 12-te, ku rezultatin me te mire e shenon ne aspektin qe tregu ka ende shume hapesira per t'u rritur, pasi nuk eshte 'i ngopur'", vazhdon raporti.

Ne vleresimin e Indeksit merret parasysh fakti se sa terheqes eshte tregu i ketij vendi per investime, çfare risku paraqet ky vend ku vleresohet situata politike dhe ekonomike, hapesirat e mundshme ne treg dhe presioni i kohes. "Shqiperia mbetet ende nje vend i varfer me nje GDP per fryme ne nivelin 3370 dollare. Deri ne 2014-en GDP-ja pritet qe te rritet me 30 per qind, çka e kthen ate ne nje vend qe duhet pasur ne vemendje ne periudhen afatgjate. Tregu i fragmentarizuar i ushqimeve operon ne dyqane te pavarur, te vegjel dhe tregje te hapura te produkteve te prodhuara vete", thuhet ne raport.

Indeksi global i zhvillimit te shitjes me pakice

• Shqiperia (renditja)                          12
• Sa terheqes eshte tregu (25 %)          30.4
• Rreziku qe paraqet vendi (25%)        30.2
• Hapesirat ne treg (25 %)                  82.2
• Presioni i kohes (25 %)                  61.7
• Piket e Indeksit (total)                   51.1


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama