Turizmi

Parathënie

Ne shume vende te botes aktivitetit turistik konsiderohet më i rëndësishëm edhe se aktiviteti prodhues si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë social.

Një turizëm i zhvilluar ndeshet atje ku ka një “kërkesë” të fortë për të dhe ku ekzistojnë “të mirat” natyrore (klima, bukuritë natyrore dhe mjedisi) si edhe strukturat përkatëse që e favorizojnë atë, ku më e rëndësishme është infrastruktura e transportit.

Zhvillimi i turizmit është i lidhur ngushtë me investimet dhe punësimin. Në këtë kuadër gjate viteve 2000-2001 kanë pësuar rritje aktivitete të tilla: si hoteleri, bar- restorante, qëndrat tregtare, transporti dhe ndërtime të ndryshme të infrastrukturës, shoqëruar këto me punësimin në rritje në zonat turistike. Të ardhurat që vijnë nga turizmi pasqyrohen në bilancin e pagesave, dhe japin mundësinë e përdorimit të tyre në zhvillimin e zonave të rëndësishme turistike. Ne Bilancin e Pagesave te ardhurat nga rezidentet e huaj ne vendin tone  per vitin 2000 jane 55703.4 mln lek ndersa per vitin 2001 jane 64044.05 mln lek Shpenzimet e shtetasve shqiptare jashte shtetit per vitin 2000 jane 39355.3 mln lek dhe per vitin 2001 jane 36951.25 me nje diference pozitive prej respektivisht 16348.1 mln lek dhe 27092.8 mln lek per te dy vitet.

Tregues mjaft i rendesishem i turizmit eshte neteqendrimi mesatar ne hotele, tregues i cili ne vitet e fundit rezulton me rritje. Per vitin 2001 neteqendrimi mesatar eshte 2.3 krahasuar me 1.98 te vitit 2000 duke theksuar rendesine e ketij sektori ne rritje..


Burimet e të dhënave 

Hotelet dhe frekuentimi i tyre, Drejtoritë e statistikave në rrethe.
Të dhëna mbi Hyrje – Daljet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në pikat kufitare, Ministria e Rendit Publik

 Metodologji


Informacioni statistikor për aktivitetin turistik merret çdo tremujor nga zyrat e statistikave në rrethe drejtpërdrejt në strukturat e akomodimit.  Bazuar ne programin statistikor.merren te dhena mbi numrin e hoteleve, dhe kapacitetin e tyre (dhoma, shtretër) si dhe në frekuentimin e tyre nga të huaj e shqiptarë. Po ashtu nëpërmjet programit statistikor çdo tremujor, nga Ministria e Rendit Publik merren të dhëna mbi numrin e hyrjeve dhe daljeve në kufi sipas mënyrës së udhëtimit, të shtetasve të huaj dhe shqiptarë. Për shtetasit e huaj merren të dhëna edhe mbi qëllimin e udhëtimit dhe shtetësinë e tyre


Përkufizime

Turizem
Turizmi perfshin aktivitetet e personave qe udhetojne dhe qendrojne ne vende te ndryshme nga vendi i qendrimit te tyre te zakonshem per nje periudhe jo me te gjate se  nje vit kalendarik dhe qellimi i ketij udhetimi eshte kohe e lire , biznes e te tjera.

Vizitor
Për qëllime të statistikës së turizmit, termi “vizitor” perfaqeson një “person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vëndin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse”

Të gjithë udhëtarët që përfshihen në turizëm janë vizitorë. Termi “vizitor” përfaqëson konceptin bazë për gjithë sistemin e statistikave të turizmit. Termi “vizitor” per qellime te statistikave dhe dhe ne perputhje me format e turizmit klasifikohet më pas në dy kategori: “turistë (vizitorë me neteqendrim )” dhe “vizitorë ditorë” 

–Turist quhet një vizitor i cili kalon të paktën një natë në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.

–Vizitor ditor  quhet  një vizitor i cili nuk kalon natën në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.

Sipas formave të turizmit vizitorët mund të klasifikohen në:

a)      vizitorë ndërkombëtarë

-         turistë (vizitorë me neteqendrim)

-         vizitorë ditorë

b)      vizitorë të brendshëm

-         turistë (vizitorë me neteqendrim)

-         vizitorë ditorë

- Hotel, ne kete grup perfshihen hotelet, motelet, hotelet anes rruges, hotelet e plazhit etj qe ofrojne me shume sherbime hoteliere se rregullim e pastrim dhome dhe lehtesira sanitare.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama