Transporti

TRANSPORTI

 

KORRIDORET RRUGORE

 

PORTET DETARE

 

Transporti ajror

 

Shqiperia ka sot vetem nje aeroport nderkombetar civil.Aereporti i Rinasit, i ndertuar pas Luftes se Dyte Boterore, ka nje kapacitet perpunimi prej rreth 250 mije persona ne vit. Ne kete aeroport jane bere disa investime nga kompania gjermane Siemens per permiresimin e pistes dhe vendqendrimit te avioneve.Gjithashtu, po diskutohet per ndertimin e terminalit te ri te pasagjereve, i cili do te mundesoje rritjen e kapacitetet me deri 600 mije persona ne vit. Vlera e ndertimit te terminalit parashikohet te jete rreth 30 milione dollare. Ne aeroportin e Rinasit kryejne fluturime 12 shoqeri ajrore, ku nga keto 10 shoqeri jane te huaja dhe 2 jane te perbashketa me kompani shqiptare.
Shume shpejt do te perfundoje dhe ndertimi i aeroportit te Kukesit me financues kryesor Emiratet e Bashkuara Arabe.
Porti detar i Durresit eshte porta kryesore e Korridorit 8.Ne kete port ka filluar investimi i nje shume prej 23 milion dollare, ku Banka Boterore mbulon pjesen me te madhe me 17 milion dollare, Fondi i OPEC-ut per Zhvillimin Nderkombetar 5 milion dollare dhe qeveria shqiptare 1 milion dollare. Punimet perfshijne ndertimin e tre kalatave te reja, rikonstruksionin e kater kalatave ekzistuese, rikonstruksionin e shesheve dhe rrugeve brenda portit, blerjen e vincave te rinj dhe pjeseve te kembimit per to, blerjen e paisjeve teknologjike, etj.Gjithashtu, jane orfuar edhe 34 milione dollare per modernizimin dhe zgjerimin e tij, nga te cilat 11 milion dollare jane kredi te dhena nga Programi PHARE i Komunitetit Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Projekti perfshin ndertimin e terminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e atij ekzistues.90 % e volumeve te transportit detar ne Shqiperi kryhen nepermjet portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 milion ton. Ne port aktualisht perpunohen anije deri ne 15 mije ton, ndersa me thellimin e akuatoriumit hyres te portit pritet qe ne te, te perpunohen anije deri ne 40 mije ton. Rehabilitimi i kalatave, murit dallgethyes, kthimi i zones doganore ne zone fiskale, do ta beje portin detar shume te fuqishem dhe shpejtesia e perpunimit te anijeve do te rritet 2-3 here. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane, qe lidhin Durresin me porte te tjera te Mesdheut. Nga 2-3 tragete ne dite qe perpunoheshin ne kalatat e portit, tashme numri i tyre eshte dyfishuar.Nderkohe, edhe ne Portin e dyte te vendit per nga rendesia, ai i Vlores po kryhen, si dhe pritet te kryhen investime te konsiderueshme. Keshtu, per vitin 2000, ne kuadrin e programit te bashkepunimit nderkufitar Shqiperi-Itali, do te financohet faza e dyte e ndertimit te Portit te Vlores, financim i cili arrin ne vleren 9.4 milione ECU. Ky financim do te mbuloje investimet per realizimin e punimeve te germimit sistemimit dhe ndertimit te rrugeve te brendshme te portit.
Ne Shqiperi do te ndertohen tre korridore rrugore, Lindje-Perendim, Veri-Jug dhe Durres-Morine. Segmentet rrugore te korridorit te 8-te, Lindje-Perendim, te cilat ne Shqiperi kane nisur ne Durres per te perfunduar ne Qafe-Thane, jane mbuluar me financime dhe ne tre prej tyre, tashme ka filluar puna.Ndertimi i korridoreve rrugore filloi ne vitin 1993 me korridorin Tirane-Durres. Deri tani jane ndertuar 9 km te kesaj autostrade, ndersa punohet edhe ne segmente te tjera te ketij korridori.Aktualisht, me nje financim prej 19,8 milione ECU nga Programi Phare punohet per ndertimin e segmentit Durres-Rrogozhine, pjesa e pare e korridorit Lindje-Perendim ne Shqiperi. Ndersa, me nje financim te Bankes Evropiane te Investimeve prej rreth 20 milione dollare, punohet per ndertimin e superstrades Rrogozhine-Elbasan.Pas dy segmenteve Durres-Rrogozhine dhe Rrogozhine-Elbasan, se fundi kane nisur punimet per ndertimin e superstrades Librazhd-Qukes. Ndertimi i kesaj superstrade me gjatesi 22 kilometra eshte financuar nga Komuniteti Evropian me nje shume prej 16 milione dollare.Segmenti Qukes - Qafe-Thane perben pjesen e fundit ne token shqiptare te korridorit Lindje-Perendim. I vetmi segment, per te cilin nuk kane perfunduar procedurat perkatese mbetet Elbasan-Librazhd.Ndertimi i te dy korridoreve rrugore ne Shqiperi, Lindje-Perendim dhe Veri-Jug, kerkon ne total nje vlere financimi prej 1,6 miliard dollare.
Deri ne vitin 1945, rrjeti i pergjitshem rrugor ishte 2800 km., prej te cilave vetem 400 km ishin asfaltuar.Mbas ketij viti deri ne vitin 1990, rrjeti rrugor arriti ne 7450 km, prej te cilave 2850 km ishin asfaltuar.Transporti hekurudhor ze vendin e dyte ne transportin e mallrave dhe te udhetareve. Sistemi hekurudhor eshte ndertuar terresisht mbas luftes se dyte boterore, duke filluar me hekurudhen e pare Durres-Peqin, ne vitin 1947, 42 km te gjate. Gjatesia e pergjitshme e rrjetit hekurudhor arin ne 447 km.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama