Sallate me patate

Sallate me patate

Për këtë sallatë zakonisht përdoren patate të vog- la, të cilat bëjnë shumë firo në qoftë se qërohen të pa- ziera. Prandaj ato lahen dhe zihen të paqëruara në ujë të vluar me kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier kullohen dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që tu hiqot më lehtë lëkura (duhet të qërohen të nxehta që të pas- trohen më shpejt dhe të bëjnë më pak firo.). Patatet e qëruara priten në formë rrethi dhe ven- doaen bukur në pjatë. Këtyre u hidhet qepë e grirë në formë gjysmërrethi, kripë, piper 1 zi, vaj e uthull dhe në fund majdanoz i grirë hollë.

Për 4-5 persona duhen; patate 1 kg, vaj 4-5 lugë gjelle, utHull 3 lugë, qepë 1 kokërr e madhe, kripë, piper i zi, dhe pak majdanoz.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama