Sallate me kungull

Sallatë me kungull

Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhra të shtypura me vaj ulliri e uthull. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.

Për 1 kg. kungulleshka duhen:vaj për skuqje 1/2 filxhan çaji, miell 2 lugë gjelle,kripë, piper, vaj ulliri 2 lugë gjelle, hudhra 2 kokrra,uthull .2 lugë gjelle.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama