SHBA dhe vende te BE-se njohin Kosoven

Kosovarët festojnë
Fuqitë ndërkombëtare njohin pavarësinë e Kosovës
Shtetet e Bashkuara dhe disa vendeve antëare të BE-së kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ky hap i këtyre vendeve erdhi menjëherë pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

"Shtetet e Bashkuara kanë njohur sot zyrtarisht Kosovën si një shtet sovran dhe i pavarur," thuhet në një deklaratë të sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.

"Ne urojmë popullin e Kosovës për këtë rast historik," tha zonja Rice.

Në mesin e vendeve të BE-së që kanë njohur zyrtaisht pavarësinë e Kosovë, janë Britania, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika.

"Në emër të mbretërisë së Bashkuara mund të njoftoj se qeveria britanike ka vendosur të njohë Kosovën," tha Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband menjëherë pas mbledhjes së ministrave të jashtëm në Bruksel.

"Ne do ta bëjmë këtë së bashku me vende të tjera evropiane, të paktën gjysma, do të vlerësoja pas diskutimeve të sotme, do ta njohin Kosovën këtë javë," tha ai.

"Ne i kemi shkruar kryeministrit Thaçi për ta informuar lidhur me këtë," tha zoti Miliband.

Ministrat e BE-së thanë në një deklaratë pas mbledhjes në Bruksel se secili nga 27 vendet anëtare do të vendosë vetë për njohjen e Kosovës.

"Rreth 17 vende kanë vendosur të reagojnë shpejt për të shmangur krijimin e një vakumi me sjellje të pavendosura," tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, vendi i të cilit e njohu menjëherë pavarësinë e Kosovës.

Ministri i jashtëm italian Massimo D'Alema tha se Italia e njeh Kosovën "si një shtet të pavarur nën vëzhgim ndërkombëtar".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama