Pyetje dhe Pergjigjeve nga Tatimet ne Shqiperi

Cili është kuadri ligjor mbi implementimin e paisjeve fiskale ?

Përgjigje :

Kuadri ligjor mbi përdorimin e paisjeve fiskale është :

    * Ligji nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore Në Republikën e Shqipërisë.
    * V.K.M. nr. 781, datë 14.11.2007” Për karakteristikat teknike të paisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike,
      automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionit për miratimin e tyre dhe për kriteret për paisjen, me autorizim, të shoqërive të autorizuara, për ofrimin e paisjeve fiskale.
    * V.K.M. nr. 1476, datë 12.11.2008, “Për karakteristikat teknike të paisjeve fiskale,sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike,
      automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionit për miratimin e tyre dhe për kriteret për paisjen, me autorizim, të shoqërive të autorizuara, për ofrimin e paisjeve fiskale.
    * Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 39 datë 09.12.2008 “Për administrimin dhedokumentimin e procedurave të paisjeve fiskale”.


Ku duhet të furnizohemi me paisje fiskale sipas kërkesave të legjislacionit fiskal ?

Përgjigje :

Mbi bazën e liçensimit të bërë prej Ministrit të Financave, pas tenderit ndërkombëtar të hapur të organizuar nga Ministria e Financave kanë fituar të drejtën e
 furnizimit dhe mirëmbajtjes me paisje fiskale 5 shoqëri. Emrat e shoqërive adresat e tyre dhe shtrirja e aktivitetit të tyre në territorin e Shqipërisë jepen në
 faqen zyrtare te internetit të DPT-se: www.tatime.gov.al, duke klikuar mbi Shoqerite e Autorizuara apo ne rubriken Pajisje Fiskale.


Në cilat raste një subjekt tatimpagues detyrohet të paiset dhe përdorë paisje fiskale ?

Përgjigje :

Sipas Ligjit nr.datë 19.05.2008,”Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neneve 54, 55, 56, përmbajtjen e të cilëve do ta gjeni më
poshtë, sqarohet detyrimi dhe kushtet në të cilat tatimpaguesit i përdorin paisjet fiskale.

 

Neni 54

Kuponi tatimor

3. Të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun,
duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.

Pajisjet fiskale

Neni 55

Detyrimi për përdorimin e pajisjeve fiskale

1. Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin
 dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në
mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

2. Këshilli i Ministrave miraton karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, të sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike,


automatike të deklarimeve financiare, të sistemit të komunikimit, procedurën dhe dokumentacionin për miratimin e tyre, kriteret për pajisjen me autorizim të
shoqërive, që ofrojnë pajisjet fiskale, si dhe kushtet e heqjes së autorizimit për këto shoqëri.

3. Ministri i Financave, me udhëzim, miraton procedurën dhe dokumentacionin për miratimin për përdorim të pajisjeve fiskale, elementet e kuponit tatimor,
 mënyrën e kontrollit dhe kontrollin e pajisjes fiskale, distancën e ruajtjes së kuponit tatimor dhe rregullat për mirëmbajtjen e tyre teknike e të shërbimit.

Neni 56

Kontrolli i sistemit automatik të mbledhjes së të dhënave të pajisjeve fiskale

1. Ministri i Financave mund të vendosë që mbledhja e të dhënave të pajisjeve fiskale të bëhet nëpërmjet një sistemi automatik.

2. Shërbimi i sistemit të kontrollit automatik mund të kryhet nga subjektet e pajisura me autorizim nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, në bazë të kritereve të
 parashikuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Sipas pikës 1, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 781, datë 14.11.2007 :

“Tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime apo kryejnë furnizime të shërbimeve në lokale apo njësi të hapura për publikun , për të cilat pagesat nuk kryhen
 nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin paisje fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe të lëshojnë në
mënyrë të detyrueshme , kuponin tatimor.”



A duhet të pajiset një shoqëri me paisje fiskale për shitjen e mallrave në rastet kur përdor një sistem të kompjuterizuar për të cilin ka marrë
 edhe miratimin e faturës tatimore të autorizuar nga D.P.T.-ja .

Përgjigje :

Kuponi tatimor lëshohet në çdo rast kur arkëtohen pagesa me para në dorë nga furnizimi i mallrave apo shërbimeve në njësi të hapura për publikun dhe
 pavarësisht se shoqëria e cila ka marrë autorizimin e përdorimit të faturës kompjuterike apo edhe ajo e cila përdor fatura tatimore të shpërndara nga organi
 tatimor, është e detytruar të përdore paisjen fiskale.


Kur një tatimpaguesi përdor paisje fiskale për shitjen e mallrave apo shërbimeve të cilat nuk i ka blerë nga një prej shoqërive të licensuara
 nga Ministri i Financave në zbatim të VKM nr. 781, datë 14.11.2007 a konsiderohen këto paisje të vlefshme ?

Përgjigje :

Vetëm paisjet fiskale të furnizuara nga 5 shoqëritë e liçensuara nga Ministri i Financave të cilat nxjerrin kupona tatimor në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të
 Financave nr, 39, datë 09.12.2009 “Për administrimin dhe dokumentimin e procedurave të paisjeve fiskale” janë të njohura për çështje fiskale.



Kur një tatimpagues, për llojin e shërbimit që kryen, përdor bileta dhe arkëton para CASH, a duhet të instalojë paisje fiskale ?

Përgjigje :

Të gjithë tatimpaguesit të cilët për kryerjen e shërbimit të tyre nëpërmjet përdorimit të biletave të prodhuara nën kujdesin e Shtetit, në kuadrin e letrave me
 vlerë dhe me çmim të parashtypur, nuk kanë detyrimin për tu paisur me paisje fiskale.
Të gjithë subjektet e tjera të cilat nuk plotësojnë këto kushte janë të detyruar të paisen dhe përdorin paisje fiskale.



Kur një subjekt tatimpagues edhe pse është regjistruar në QKR por nuk ka kryer asnjë aktivitet fitimprurës, a është i detyruar të paiset me
 paisje fiskale ?

Përgjigje :

Subjekti ka detyrim ligjor të paiset e përdorë paisjet fiskale në momentin më të parë të kryerjes së shitjeve të mallrave apo shqërbimeve që plotësojnë kushtet e
 pikës 1 te VKM nr. 781, datë 14.11.2007.



A duhet të prese një subjekt në fund të ditës një faturë tatimore për totalin e të gjitha shitjeve me paisje fiskale (me kupon tatimor) ?

Përgjigje :

Po. Ne fund te dites tatimpaguesi duhet te leshoje fature tatimore shitje ne fund te cdo dite pune per totalin e kuponave tatimore te leshuara nepermjet pajisjes fiskale perfshire edhe deftesat tatimore (kur eshte rasti)



A duhet të përdorin paisje fiskale subjektet tatimpaguese të cilat ushtrojnë aktivitetin e shitjeve të produkteve nëpërmjet shitjeve derë më
derë ?

Përgjigje :

PO. Këto subjekte shesin për publikun e gjërë duke i ofruar shitjet e tyre derë më derë. Ato duhet të paisen dhe të përdorin paisje fiskale të levizshme dhe
tëp resin kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar. Mallrat nga magazine dalin me nje faturë tatimore shoqëruese me çmimet e magazinës, me shënimin për
shitjet derë më derë , me sasi dhe çmim të mallrave në magazinë dhe pjesa e pashitur e tyre kthehet në magazinë për tu bërë hyrje po me çmimet e daljes
 (magazinë) të shoqëruar gjatë rrugës edhe me kopjet e kuponave të shitjeve të realizuara të cilat shërbejnë për efekt kontrolli gjatë rrugës nga organet e
 kontrollit.



A përbën dublim të deklarimit të shitjeve shitja edhe me faturë tatimore edhe me kupon tatimor nga ana e shoqërisë ?

Përgjigje :

Jo. Shitjet me arkëtim nëpërmjet bankës realizohen veç atyre me paisje fiskale dhe shuma e tyre (me bankë dhe kupon tatimor) deklarohet si shitje e tatueshme
e muajit. Për shitjet e kërkuara nga subjektet që të shoqërohen edhe me kupon edhe me faturë, kjo e fundit regjistrohet sipas numrit kronollogjik rendor si
faturë, por shuma e saj nuk mblidhet në shumen e faturave të kaluara nëpërmjet bankës (pasi hyn në shitjet me paisje fiskale).



Cilat janë format e arkëtimit të pagesave për të cilat përdoret kuponi tatimor në objekte të hapura për publikun e gjërë ?

Përgjigje :

Pagesa me CASH (para në dore) dhe me kartë krediti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama