Pulë e zier
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Shpendët e zier priten në copa, ndërsa lëngu kullohet dhe përdoret për përgatitjen e salcës së bardhë.
Për salcën: kaurdiset mielli me gjalpë, shuhet me lëngun e vet, duke e përzier dhe lihet të vlojë 2-3 minuta sa të trashet , shtohet kripë e piper sipas shijes, hiqet nga zjarri dhe pasi ftohet pak rregullohet me të verdhat e vezëve e limon. Për këtë të verdhat e vezëve rrihen me lëng limoni ose limontoz të holluar me ujë, pastaj shtohet pak e nga pak salca duke e përzier derisa e gjithë masa të hidhet te salca. Në fund shtohet pak gjalpë i freskët.
Shpendët e zier e të nxehtë vendosen në pjatë, mbulohen me salcën e bërë dhe spërkaten me majdanoz të grirë hollë. Si garniturë mund të jepet oriz i zier (pilaf), patate të ziera ose makarona dore. Garnitura zakonisht spërkatet me gjalpë të shkrirë.
Për 4-5 persona duhen:
pulë 500-600 g, qepë 1 kokërr, selino 1 rrënjë, 1 rrënjë majdanoz, kripë, piper.
Për salcën duhen:
gjalpë 1-2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, lëng pule 2 filxhanë caji, kripë, piper, 1 e verdhë veze, limon gjysmë kokrre ose një majë luge kafeje limontoz dhe majdanoz.