Peshk i zier

Peshku i pastruar dhe i larë vendoset në tenxhere të cekët, i hidhet ujë, aq sa të mbulohet, shtohen qepë (mundësisht të pjekura mbi sobë), karota, majdanoz, kripë, piper e dafinë. Sa të marrë valë largohet nga zjarri i fortë dhe lihet në zjarr të javashëm për gjysmë ore, derisa të jetë gati. Peshku bëhet më i shijshëm dhe më i ushqyeshëm kur zihet me pak ujë në enë të mbuluar me kapak. Pasi të ketë zier, hiqet nga zjarri. Mund të jepet i nxehtë me zarzavate të ziera, sidomos me patate, ose i ftohtë, i shoqëruar me sallata të ndryshme. Në mënyrë të vecantë peshku i zier, i ftohur, shkon me sallatë perimesh, salcë majoneze (sallatë ruse) ose vetëm me majonezë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama