Patëllxhanë të skuqur

Domatet e pjekura mirë, por të forta, priten në feta të rrumbullakëta, spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen në yndyrë të nxehtë. Skuqja duhet të bëhet nga të dyja anët dhe shumë shpejt, që ato të mos shkrihen. Gjatë ndarjes nëpër pjata vendosen patëllxhanët e skuqur e mbi ta domatet; sipër u hidhet majdanoz i grirë hollë dhe hudhra të shtypura. Patëllxhanët mund të nxirren dhe pa domate, por me kos e hudhra. Për 4-5 persona duhen: patëllxhanë 1 kg, domate 5-6 kokrra, miell 2 lugë gjelle, vaj gjysmë gote uji, kripë, piper, majdanoz, hudhra 1 kokërr.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama