Pace plënci me salcë

Në një tenxhere me yndyrë kaurdiset miell, i shtohet pak salcë dhe hidhet lëngu i fituar nga zierja e plëncave. Kur lëngu të marrë valë shtohen plëncat e zier të grirë në copa të vogla, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr të javashëm për disa minuta, duke i hedhur kripë e piper të zi. Gjatë ndarjes në pjata paces i hidhen hudhra të shtypura me uthull dhe majdanoz. Për 4-5 persona duhen: lëng plënci 1 litër, plënca 1.5 kg, dhjamë ose yndyrë 50 g, miell 1 lugë kafeje, salcë 1/2 lugë kafeje, spec, kripë, karota 2-3 copë, uthull 2-3 lugë, hudhra 4-5 thelpinj, qepë 1 kokërr, selino, majdanoz.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama