Njohja e Vendimeve te Gjykatave te Huaja

Në bazë të nenit 393 te Kodit te Proçedurës Civile te Republikës së Shqipërisë, te gjitha vendimet e gjykatave te huaja, duhet te njihen nga Gjykata e Apelit. Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394.
Dokumentat qe duhen paraqitur per t’i dhene fuqi vendimeve te gjykatave te huaja jane:

- Kërkesa;

- Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri;

- Vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë

- Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama