Mbrojtja e te Dhenave dhe DPGjC

Çfarë bën DPGjC-ja për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale?
 
Përdorimi i të dhënave të RKGjC-së  rregullohet me ligj. Lejohen te perdorin keto te dhena vetem ato institucione dhe organizata te parashikuara ne menyre te shprehur për te patur akses te të dhënat ne RKGjC. Cdo individ ka te drejte aksesi te të dhenat e tij personale. Të dhenat personale nuk mund t\'u jepen personave te tjere. DPGJC-ja ështe përgjegjese per  zbatimin e këtij ligji  si dhe për mbikqyrjen e trajtimit dhe përdorimit të të dhënave personale nga të gjitha institucionet private dhe publike.
Shtetasit gëzojnë të drejtën të ankohen tek Komisionerja ( Autoriteti mbikqyrës për mbrojtjen e të dhënave ) në rast se nuk bien dakord me një vendim të zyrës së gjendjes civile në lidhje me kërkesën e një shtetasi për të korrigjuar, shtuar apo hequr të dhëna të gjendjes civile të tij. Mbrojtja e të dhënave është një vlerë e rëndësishme në mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Legjislacioni

Qeveria ka miratuar ligjin ‘për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i cili është në përputhje me standardet dhe udhëzimet evropiane për mbrojtjen e të dhënave. Sipas ligjit, është emëruar Komisionerja e Pavarur për Mbrojtjen e të Dhënave dhe është ngritur Autoriteti i Pavarur për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ligji nr.9887 date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama