Aktore
Ne 1977 kryen studimet ne Akademine e Arteve ne degen e Drames. Mbron Diplomen ne rolin kryesor ne filmin “Ne pyjet me debore ka jete” 1978. Fillon punen si aktore ne Teatrin Kombetar ne nentor 1979, ku vazhdon te jete edhe sot. Ne Kinematografi ka mbi 15 role kryesore. E vleresuar me cmimin si Aktorja me e Mire Protagoniste ne tre festivale : Festivalin e Dyte te Filmit artistik 1979 me rolin e Jetes tek “Vajza me kordele te kuqe”.
Festivalin e shtate te filmit artistik ne rolin e Zanes tek “Fillim i veshtire” 1989. Festivalin e trete te filmit artistik me rolin e Margarites tek “ Rrethi i kujteses”. Ne teater ka realizuar mbi 25 role te ndryshme e vleresuar nga publiku. Shume emisione ne radio televizion. Per 10 vjet ka drejtuar ne televizion emisionin e femijeve.
1984 – ne komedine “Keshtu te dua”
1987 – “Monserat”
1988 – “Martesa e avokatit”
1997 – “Rajmonda”
2002 – “Dua burre”
2003 – “Rreshajat”