Llogarite Kombetare

Parathënie

Cfarë është vlera e shtuar bruto?

Vlera e Shtuar Bruto tregon kontributin në të gjithë ekonomine e vendit të cdo prodhuesi individual, të cdo dege apo sektori të ekonomisë në Shqipëri.

Përse përdoret Vlera e Shtuar Bruto?

Vlera e Shtuar Bruto (VSHB) është përdorur për vlerësimin e Prodhimit te Brendshëm Bruto (PBB ose GDP-Term.Angl.). PBB eshte treguesi kryesor i te gjithe ekonomise. Ne Shqiperi , INSTAT, ka perdorur dy nga optikat teorike per llogaritjen e PBB: Optika “Prodhimi” dhe “Shpenzimet”. Kur perdoret optika “Prodhimi”, mund te llogaritet kontributi i cdo dege apo sektori nepermjet VSHB.

Cfarë është optika “Prodhim” për të matur PBB?

Optika “Prodhim” per te llogaritur PBB ka parasysh llogaritjen e kontributit te cdo njesie ekonomike nepermjet llogaritjes te vleres te prodhimit (sendeve e sherbimeve) minus vleren e konsumit ndermjetes (inputeve) te perdorura ne procesin e prodhimit te ketyre produkteve.

Cfarë është optika “Shpenzime” për të matur PBB?

Optika “Shpenzime” konsiston ne llogaritjen e PBB nepermjet vleresimit te totalit te shpenzimeve finale te sendeve e sherbimeve te gatshme te prodhuara ne tregun e brendshem.

Cfarë lidhje ka VSHB me PBB?

Lidhja midis VSHB dhe PBB mund te percaktohet ne kete menyre: VSHB (me cmimet korrente baze) plus taksat mbi produktet (ne nivel ekonomie) minus subvencionet mbi produktet ( ne nivel ekonomie) eshte e barabarte me PBB (me cmimet korrente te tregut) ose ne menyre te permbledhur:
VSHB + taksat mbi produktet – subvencionet mbi produktet = PBB


POLITIKA E RISHQYRTIMIT TE LLOGARIVE KOMBETARE VJETORE

 INSTAT ka përshtatur tashmë politikën e rishikimit si më poshtë; vlerësimet paraprake shpërndahen në Nëntor të vitit pasues për vitin e mëparshëm duke ndjekur fundin e periudhës referuese, vlerësimi jopërfundimtar në Maj ( 17 muaj pas periudhës referuese) dhe vlerësimi final Majin tjetër ( 29 muaj pas periudhës referuese ).

 


   Periudha referuese  Koha e shpërndarjes
Vlerësime paraprake  t  t + 11muaj 
Vlerësime jopërfundimtare  t  t + 17muaj 
Vlerësime përfundimtare  t  t + 29muaj


PRODUKTI I BRENDSHËM BRUTO  VITI 2004 VLERESIME JO PERFUNDIMTARE


Rritja e volumit të produktit të brendshem bruto për vitin 2004, ne vleresimet akoma jo perfundimtare, (reference kalendari i rinovuar i publikimit te shifrave te PBB) ka arritur në 6.2 % (pas +5.8% në 2003). Rritja ekonomike e Shqipërisë që nga viti 2000 ka treguar një farë ngadalësimi ku nga rreth 9% për vitet 1993 e 1996 bie në një mesatare prej rreth 6% për vitet 2000 e 2004. Megjithatë kjo tendencë për Shqipërinë është e njëjtë edhe me “stanjacionin“ ndërkombëtar qe vihet re që pas vitit 2001 si dhe me modelin tipik të rritjes ekonomike të vendeve në tranzicion, ku karakteristikë është në vitet e para një perqindje më e lartë e rritjes me tendencë zvogëlimi më pas.
Të ardhurat për frymë vetëm 5 vitet e fundit kanë arritur në nivelin mesatar prej 1575€ (sipas vlerësimeve të fundit, kjo vlerë në vitin 2004 është më e vogël se 1900€). Rritja e shpejtë e ekonomisë shqiptare gjate vitit 2004 është mbështetur kryesisht nga deget e bujqesise, industrise e ndertimit, vlera e shtuar e të cilave është rritur më shpejt se mesatarja e përgjithshme. Rritja e aktivitetit industrial është mjaft dominuese edhe për rritjen e pergjithshme të vitit 2004.
Struktura e ekonomisë shqiptare karakterizohet nga një polarizim i fortë midis sektorit tradicional siç është bujqësia nga njëra anë dhe sektorit të shërbimeve nga ana tjetër. Industria megjithe rritjen prej 1.4 % gjate 2004 në strukture, ende  mbetet pak e zhvilluar (pesha e saj arrin 10%). Shërbimet, paraqesin sektorin më të madh të ekonomisë shqiptare, ku gjate viteve 2003-04 pesha e tyre arrin në 53.7 % të Vlerës së Shtuar me çmimet bazë (pa FISIM). Nga ana e vet, industria së bashku me ndërtimin përfaqësojnë 23.8% të ekonomisë shqiptare në vitin 2004, megjithëse mesatarisht në dhjetëvjeçarin e kaluar pesha e tyre mezi arrinte në rreth 15%. Në vitin 2004, sektori bujqësor ka krijuar rreth 23 % të të ardhurave shqiptare, megjithëse pesha e këtij sektori, është ulur me rreth 40% krahasuar me vitin 1996. Vihet re që sektori i bujqësisë po pëson një rënie të peshës së tij në ekonominë shqiptare, si në vëndet e tjera në zhvillim, megjithatë ai përsëri jep një kontribut të rëndësishëm në rritjen e PBB. Në vitin 2004 sektori i bujqësisë përfaqësonte 22,6% të vlerës së shtuar me çmime korente me nje kontribut prej 1.4% në rritjen  e përgjithshme., shifër që tregon se ishte 30% më e vogël se në vitin 1998, por afërsisht dyfishi i kësaj vlere për periudhën 2001-2004.

 


Kontributi sektorial në rritjen reale të PBB reflekton plotësisht mosbalancime në strukturën e ekonomisë shqiptare. Bujqësia ka treguar një kontribut solid në ulje për rritjen ekonomike (nga 1.9% në 1998 në 0.5% në 2002, me një kapërcim prej 1.4% në 2004), duke e bërë njëkohësisht ekonominë shqiptare gjithnjë e më pak të ndjeshme me ndryshimet e mundshme të këtij sektori. Kontributi i industrisë zvogëlohet nga 1998 në 2002 (ku ajo ka rregjistruar vlerën më të ulët -0.3 %), por gjate viteve 2003-2004 (mesatarisht +0.1%), ajo mbështet pozitivisht rritjen e përgjithshme, ndoshta si një shenjë progresive për rritjen e kërkesës nga tregu i brendshëm. Në shërbimet, aktivitetet me dinamikë (transporti, komunikacioni e shërbimet e tjera, kryesisht ato financiare) kanë dhënë një mbështetje të stabilizuar në rritjen ekonomike.
Nga llogaritjet e deritanishme të vitit 2004 krahasuar me vitin 2003 në termat e rritjes të volumit, rritjet më të larta u shënuan nga sektori industrial (+14,1%), ndërtimi (+7,7%) dhe bujqësia (+6.2%). Gjatë vitit 2004, rritja në degët përbërëse të industrisë paraqitet me pak diferenca. Pas një rritje të fuqishme të industrisë përpunuese të shenuar në vitin 2003 (+31.5%) të vlerës së shtuar reale, ky tregues në vitin 2004 rritet vetem me +14%, ndersa në industrine nxjerrese paraqitet fenomeni i kundert ( nga +8.1 % në 2003 rritet në 15.3 %).
Në vitet e fundit një nga sektorët më dinamikë në ekonominë shqiptare ka qënë  komunikacioni (i cili mbulon 3.7% të PBB të vitit 2004). Kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve në sistemin e linjës së telefonisë fikse, gjithashtu dhe rritjes në tregun e telefonisë celulare. Kontributi i madh i transportit (përfaqëson 5.4% të vlerës së shtuar në vitin 2004) vjen si rezultat e tendencës për një përdorim të gjërë të transportit privat rrugor.

 Metodologji

Rezultati përfundimtar i aktivitetit të prodhimit të njësive prodhuese rezidente përfaqësohet nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB -shih përkufizimet) PBB llogaritet me tre metoda:
- Metoda e Prodhimit
- Metoda e Shpenzimeve
- Metoda e të Ardhurave
PBB është vlerësuar në INSTAT vetëm sipas metodave të prodhimit e të shpenzimeve dhe ndërmjet tyre konsiderohet që metoda e prodhimit, duke marrë parasysh informacionet e përdorura, rezulton që të shprehë më mirë PBB.

Vlerësimet e paraqitura për herë të parë në këtë publikim të PBB për vitet 1996-2004, mbështeten metodikisht në konceptet bazë të Sistemit Europian të Llogarive (ESA -1995) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilat kanë ndryshime themelore në raport me vlerësimet për vitet e mëparshme.

Llogaritjet e PBB përfshijnë të gjitha prodhimet e shërbimet aktuale të destinuara për treg si dhe ato të prodhuara për konsum për vete nga të gjitha njësitë rezidente që veprojnë në territorin të cilësuar “ekonomik” të Shqipërisë. Ai është burimi kryesor i të ardhurave nga të cilat përfitojnë njësitë rezidente, qendra e aktivitetit ekonomik e të cilave ndodhet mbi territorin ekonomik.
PBB sipas metodës së prodhimit llogaritet sipas formulës:

PBB   =  VSHB + TP + TD - SP, ku:
PBB    =  Prodhimi Brendshëm Bruto ( me çmimet e tregut)
VSHB  =  Vlera e Shtuar Bruto ( me çmime bazë )
TP   =  Taksat mbi Produktet përfshirë Taksen e Vlerës së Shtuar
TD       =  Taksat doganore
SP   =  Subvencionet mbi produktet dhe importet

Kjo është metoda bazë për llogaritjen e PBB në Shqipëri edhe për shkak të një numri të madh e kompleks të treguesve që ai përmban. PBB me çmimet bazë me metodën e prodhimit është vlerësuar duke llogaritur vlerën e shtuar bruto të krijuar nga aktivitetet ekonomike, nga të cilat zbriten shërbimet e ndërmjetësimit financiar të matura indirekt (FISIM -Angl.). Vlera e përgjithshme e FISIM llogaritet si totali i të ardhurave nga prona të marra nga ndërmjetësit financiare minus shumën totale të interesave të paguara, duke përjashtuar vlerën e çdo të ardhure të marrë nga investimet (depozitat) e vetë fondeve të tyre. PBB me çmimet e tregut arrihet duke shtuar taksat neto mbi produktet.

Pjesa më e madhe e PBB është prodhuar në sektorin e ndërmarrjeve jofinanciare. Burimet për vlerësimin e prodhimit bruto në këtë sektor janë të dhënat vjetore të paraqitura nga ndërmarrjet në pasqyrën “Llogaria Humbje Fitime”, ku përmendim shifren e afarizmit, prodhimi i aktiveve të qëndrueshme, subvencionet e shfrytëzimit, shtesa apo pakësimi i gjendjeve të produkteve të gatshme, etj të dhëna që lidhen me specifikat e aktiviteteve ekonomike. Konsumi ndërmjetës është llogaritur mbi bazën e të dhënave të elementeve të kostos në këto raportime. Vlera e shtuar bruto me çmimet bazë llogaritet si diferencë midis prodhimit bruto dhe konsumit ndërmjetës.

PBB e prodhuar nga familjet përfshin prodhimin si për treg ashtu edhe atë për konsum vetjak. Në sektorin e familjeve, llogaritjet bazohen kryesisht në Vrojtimin e Buxhetit të Familjeve. Në sektorin bankar burimet kryesore janë të dhënat totale të marra e të ndërtuara nga Banka e Shqipërisë. Prodhimi bruto i bankave është llogaritur si vlera totale e të ardhurave të pronës të marra nga njësitë që kryejnë shërbimin minus totalin e interesave të tyre të paguara, plus të ardhurën neto nga kryerja e shërbimeve të ndryshme financiare dhe të biznesit. Të dhënat mbi shoqëritë e sigurimit janë marrë nga raportet vjetore të ndërmarrjeve përkatëse.

Të dhënat mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit formojnë bazën për llogaritjen e të dhënave të prodhimit të shërbimeve individuale e kolektive nga administrata publike dhe institucionet jo fitim prurëse. Prodhimi bruto është vlerësuar mbi bazën e elementeve të kostos d.m.th. me shumën e konsumit ndërmjetës, pagave të punonjësve, trajtimeve.
PBB me metoden e shpenzimeve llogaritet sipas formules:

PBB  = KF + FBKF + NGJ + (E - I), ku
KF   = Konsumi Final
FBKF = Formimi Bruto i Kapitalit Fiks
NGJ    = Ndryshimi i Gjendjeve
E         = Eksportet
I          = Importet

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të konsumit final përbëhet nga shpenzimet për konsumin privat dhe burimet statistikore për vlerësimin e tyre janë kryesisht të dhënat nga vrojtimet prane familjeve ku permendim ate te Buxhetit të Familjeve (HBS), te matjes se kushteve te jeteses (LSMS) si dhe të dhëna nga statistika të tregtisë me pakicë, të tregtisë së jashtme, etj.
Duke u nisur nga kufizimet qe paraqesin vrojtimet prane familjeve, te dhenat e perfitura prej tyre jane integruar krahas perdorimit te nje procedure e re per te vleresuar llogaritjet per konsumin final te popullates, e cila mbeshtetet ne metoden e disponbibilitetit. Ekuacioni qe sintetizon kete metode mund te shprehet si me poshte


C  =  (X+ M)  -  (N + I + G + E)
Ku
 C =Konsumi Final (Familjet, Administrata Publike dhe Institucionet jo fitim Prurese)
 X = Prodhimi,
 M = Importi,
 N = Konsumi Ndermjetes,
 I = Formimi Bruto i Kapitalit Fiks,
 G = Ndryshimi i gjendjeve,
 E = Eksporti.
Nga ku perfitohet Konsumi Final i Popullates (FC) nga C:
 FC = C – (GC + NPSHs)
Ku
 GC = Konsumi i Administrates Publike,
 NPSHs = Organizatat jo fitim prurese.

Për llogaritjen e shpenzimeve të konsumit final për administratën publike burimi kryesor i të dhënave është buxheti i shtetit, pjesa e shpenzimeve, të marra nga Ministria e Financave, ndërsa për vlerësimin e shpenzimeve për konsum final të Institucioneve jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve, të dhënat janë llogaritur mbi bazën e një vrojtimi specifik mbi këto institucione.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF) bazohet mbi raportet e paraqitura mbi investimet dhe ndërtimet, shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe vrojtime të tjera statistikore. Ndryshimet e gjendjeve janë vlerësuar duke përdorur informacionin e ardhur nga metoda e prodhimit (të dhënat e marra nga llogaria Humbje Fitime dhe të llogaritura si diferencë midis fundit dhe fillimit të vitit).

Informacioni për sa i përket të dhënave të tregtisë së jashtme për mallrat është mbështetur në deklarimet doganore, ndërsa për shërbimet të dhëna bazë janë ato të ndërtuara nga Banka e Shqipërisë e të shprehura në Bilancin e Pagesave.

Përkufizime


Prodhimi:
Aktivitet i ushtruar nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një njësie institucionale që kombinon burimet në fuqi punëtore, kapital dhe produkte e sherbime per te prodhuar produkte ose kryer shërbime. Proceset e pastra natyrore pa nderhyrjen ose kontrollin e njeriut nuk bëjnë pjese në prodhim.

Prodhimi i Brendshem Bruto (PBB)
Prodhimi i brendshëm bruto, vlerësuar me çmimet e tregut, është rezultati final i aktivitetit të  prodhimit nga njësitë rezidente prodhuese gjate nje viti. Ai është llogaritur sipas dy mënyrave:
 - PBB me mënyren e prodhimit, është i barabartë me shumën e vlerave të shtuara bruto sipas   degëve  të ndryshme të aktiviteteve, duke shtuar tatimet e taksat e duke i zbritur subvencionet    mbi produktet (të cilat nuk u janë shpërndarë sektorëve apo degëve të aktivitetit);
- PBB sipas mënyrës se shpenzimeve është i barabartë me perdorimet finale te brendshme të    produkteve e sherbimeve (konsumi final efektiv, formimi bruto i kapitalit fiks, ndryshimet e    gjendjeve), plus eksportet, 
  minus importet.

Çmimi baze
Shuma që prodhuesi merr nga blerësi për njësi të produktit apo sherbimit të prodhuar, pa tatimet mbi produktin dhe me subvencioet mbi produktin. Çmimi bazë përjashton shpenzimet e transportit të faturuara me vehte.
 
Konsumi i ndermjetem
Vlera e produkteve ose shërbimeve të transformuara ose plotësisht të konsumuara gjatë procesit të prodhimit. Përdorimi i aktiveve fikse të vena në pune nuk merret parasysh; ai evidentohet ne konsumin e kapitalit fiks.
 
Vlera e shtuar bruto
Vlera e shtuar bruto përfaqëson kontributin e aktiviteteve të ndryshme në PBB dhe llogaritet si diference midis prodhimit dhe konsumit të ndërmjetëm.

Çmimet e tregut: janë çmimet pasi shtohen taksat mbi produktet minus subvencionet mbi produktet.

Taksat mbi produktet dhe importin
Taksat mbi produkte janë taksat e pagueshme për njesi të disa mallrave dhe shërbimeve si Taksa mbi Vleren e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importet.

Subvencione në produkte dhe importe
Subvencionet ne produkte janë pagesat e pakthyeshme që njësitë e administrates publike bëjne tëk ndërmarrjet si nje shume e caktuar parash për njësi të një malli ose shërbimi. Subvencionet në importe konsistojnë në subvencionimin e mallrave ose shërbimeve që bëhen të pagueshme kur malli kapërcen kufirin e territorit ekonomik ose kur shërbimet i janë kaluar njësive institucionale rezidente

FISIM
Shërbimet Ndërmjetësuese Financiare të Matura Indirekt përfaqësojnë diferencën midis interesave të marra dhe atyre të paguara. Vlera e prodhimit te FISIM-it eshte trajtuar si konsum i ndërmjetëm i sektorit nominal me prodhim zero dhe vlerë të shtuar negative.

Konsumi Final
Konsumi Final është një nga komponentet kryesore të PBB me metoden e shpenzimeve. Ky konsiston ne mallrat dhe sherbimet e perdorura nga familjet individuale ose komunitetet dhe llogaritet si shumë e konsumit final të familjeve, konsumit final të administrates publike dhe konsumit final te Institucioneve Jo-Fitimprurese që i Shërbejnë Familjeve (IJFSF).

Konsumi final i familjeve
Permban të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale te familjeve rezidente. 

Konsumi final i administrates publike dhe IJFP
Përmban vlerën e shërbimeve jo-tregëtare të siguruara nga administrata publike dhe nga institucionet jo-fitimprurese në perfitim të komuniteteve ose grupe familjesh. Kjo llogaritet si diference midis prodhimit të administrates publike dhe IJFP dhe vlerës së tyre të prodhimit tregëtar.
 
Eksporti neto
Eksporti neto llogaritet si diferencë midis eksportit të mallrave dhe shërbimeve (f.o.b) dhe importit të mallrave dhe shërbimeve (f.o.b).

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks
Konsiston ne shpenzimet e kryera për kapitale të reja ose per shpenzime te tjera specifike kryer nga prodhuesit në sende ose shërbime me qëllim që të mbajnë, rritin ose zgjerojnë kapacitetin e tyre prodhues ose që të krijojnë kushte të reja përpunimi në të ardhmen.

Ndryshimi i gjendjeve
Përcaktohet si diferencë midis gjëndjeve të inventarit dhe në proces të aktiveve qarkulluese në fund dhe në fillim të vitit. Gjëndjet përfshijnë: materiale të para dhe materiale të tjera; prodhime, punime shërbime në proces; produkte të gatshme e gjysem të gatshme, mallra, kafshë, etj.

Çmime konstante: çmimet korrente të deflatuara me indeksin e çmimit të vitit të mëparshëm.

Çmime korrente: çmimet e periudhës referuese.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama