Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, duke qenë burimi i vetëm zyrtar i informacionit, mund t’u ofrojë informacion edhe palëve të treta. Shëmbulli i parë i suksesshëm në këtë drejtim është ndërfaqja që u ndërtua mes RKGJC-së dhe Sistemit të Dokumenteve të Identitetit. Në këtë mënyrë, Sistemi i Dokumenteve të Identitetit është i lidhur online me RKGJC-në dhe të dhënat e aplikantit merren direkt nga RKGJC-ja nëpërmjet një lidhjeje online të sigurtë.
Kjo lidhje online mes dy sistemeve filloi më 12 janar 2009, me 11 zyrat e aplikimit në qytetin e Tiranës dhe, në bazë të një kalendari të miratuar, u shtri në të gjithë vendin.
Në këtë mënyrë sistemi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile është praktikisht sistemi me i madh në Shqipëri si përsa i përket numrit të klientëve online (zyra) ashtu edhe të shtrirjes në territor, duke qenë prezent dhe funksional në rreth 700 zyra me një numër total postesh pune (kompjutera) prej 1100.