Lëpjetë me qepë të skuqura

Në tigan me yndyrë skuqen qepë të njoma të grira hollë, shtohet lëpjeta, hudhra të shtypura, kripë e piper, përzihen mirë dhe lihen në zjarr 2-3 minuta të tjera. Lëpjetë me qepë mund të nxirret si gjellë e vecantë ose si garniturë me gjellë me mish. Gjithashtu lëpjetë me qepë shkon mirë dhe me vezë. Në këtë rast lëpjeta e gatshëme vendoset nëpër pjata dhe sipër vihen vezë syza të skuqura në cast. Gjatë vendosjes në pjata lëpjeta spërkatet në lëng limoni ose limontoz të tretur në ujë. Për 4-5 persona duhen: lëpjetë 1 kg, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, kripë, piper.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama