Kungulleshka me salcë pesto dhe borzilok të freskët
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Për 4 persona nevojiten:
4 kungulleshka
2 lugë supe borzilok të freskët
4 lugë supe vaj ulliri
1 lugë supe dhjozmë
1 thelpi hudhër të grirë
1 lugë supe salcë pesto të gatshme
kripë e piper
I presim kungulleshkat në feta dhe i kaurdisim në vaj ulliri së bashku me hudhrën. Rregullojmë me kripë e piper dhe i përziejmë me salcën pesto dhe borzilokun e freskët dhe dhjozmën.
Shkojnë mjaft mirë për të shoqëruar peshk të pjekur.
Shënim:
Nëse nuk ju gjendet salcë pesto e gatshme mund ta bëni vetë atë, si më poshtë:
6 filxhanë gjethe borziloku të freskët
1 filxhan vaj ulliri
4 kokrra hudhër
kripë e piper
100 gram fara të boces së pishës
1 filxhan djathë parmezana
Grijini në blender të gjitha lëndët e sipërpërmendura dhe salca është gati. Përdorni një lugë për këtë recetë dhe pjesën tjetër mund ta ruani në frigorifer për ta përdorur me makarona.