Kryesia e Kuvendit miratoi kerkesen per shpalljen e Deklarates se pavaresise

Prishtinë, 17 shkurt Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive në Kuvend, miratoi njëzëri dy mocionet e propozuara nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, që në Kuvendin e Kosovës, të caktuar për orën 15:00 të shqyrtohet Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe miratimi i simboleve shtetërore. Presidenti Sejdiu theksoi se në bashkëpunim me Kryeministrin Thaçi kanë proceduar këtë kërkesë të përbashkët në séancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të shqyrtojë këto dy pika të rëndësishme. Ndërkaq, Kryeministri Hashim Thaçi tha se vendi ndodhet në prag të momentit më të rëndësishëm të historisë sonë, në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tani duhet të merren vendime, të cilat do të bëjnë vendin pjesë të kombeve të lira, sovrane dhe të pavarura. Ai nënvizoi se ky vendim bazohet edhe fakti se bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar dhe në këtë mënyrë rikonfirmohet zotimi i Kosovës për zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, duke mirëpritur misionin e ri ndërkombëtar të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili do të ndihmojë zhvillimin demokratik dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planit të Marti Ahtisarit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama