Krem me caj
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Përgatitja. Zijeni krem qumështin derisa të shterojë deri në gjysëm, shtoni sheqerin, cajin, 3 të verdha dhe 2 vezë të plota duke i rrahur mirë me rrahëse. Kalojeni masën në një kullesë me rrjeta fine. Hidheni në një formë dhe mbajeni në banjo-mari në 150°C për rreth 20 minuta, apo deri në momentin që nëse zhytni në krem një kunj të drunjtë e nxirrni të pastër. Përmbyseni në një pjatë servirjeje, zbukurojeni me feta limoni rreth e rrotull dhe spërkateni me sheqer pudër.