Japrak me gjethe rrushi

Mbushja përgatitet në këtë mënyrë: orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta; i kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen mirë dhe përdoren për mbushje. Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në cdo japrak mund të vendoset një copë e vogël mish qingji (tul). Në rast se përdoret mish tjetër, atherë duhet të kalohet në makinë. Japrakët mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan kaurdisen qepë të grira hollë, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier, shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë. Japrakët e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe zihen në zjarr të javashëm për 25-30 minuta. Japrakët mund të shoqërohen me kos,ose me lëngun e vet të prerë me vezë e limon. Për 4-5 persona duhen: gjethe rrushi 40-50 copë, oriz një filxhan e gjysmë caji, qepë të njoma 4-5 copë, vaj 2 filxhanë kafeje, kripë, piper, kopër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama