Informacioni Ekonomik per Ndermarrjet

Parathënie  

Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve është pjesë e Programit Kombëtar Statistikor të INSTAT. Kjo anketë me të dhënat që ofron përpiqet të plotësojë kërkesat për informacion më të plotë statistikor në kushtet e ekonomisë së tregut. Ky aktivitet statistikor ka filluar në vitin 1998 dhe bazohet në deklarimet e ndërmarrjeve.
Objekti i Anketës Strukturore është grumbullimi e përpunimi i të dhënave mbi aktivitetin ekonomik e financiar të ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet në të gjithë territorin e vendit në degët: Industri, Ndërtim, Transport e Komunikacion, Tregti dhe në disa sektorë të Shërbimeve.
Statistikat strukturore të ndërmarrjeve synojnë të paraqesin strukturën e aktiviteteve ekonomike nëpërmjet treguesve ekonomikë.
- Ndërmarrjet me 10 e më tepër të punësuar dominojnë ekonominë shqiptare
Në vitin 2004, 38667 ndërmarrje kanë qenë aktive. Ndërmarrjet kanë punësuar 157293 persona. 58.4 përqind e gjithë të punësuarve punuan në 1804 ndërmarrje me 10 e më tepër të punësuar. Këto kanë realizuar gjithashtu 64.3 përqind të shifrës së afarizmit dhe 84.7 përqind të investimeve. Ndërmarrjet me 10 e më tepër të punësuar.  kanë dominuar më shumë në Industri, Ndërtim dhe  në Transport e Komunikacion.
Mbi 90 përqind të ndërmarrjeve ishin ndërmarrjet me 1-4 të punësuar por ato realizojnë vetëm 24.3 përqind të shifrës së afarizmit. Ndërmarrjet e vogla janë dominuese në Prodhuesit e Shërbimeve.
-63.7 përqind e shifrës së afarizmit vjen nga Prodhuesit e shërbimeve, ndërsa Industria ka 40 përqind të të punësuarve
Gjatë vitit 2004 pothuajse gjysma e ndërmarrjeve ishin në Tregti dhe realizuan rreth 46 përqind të shifrës së afarizmit gjithsej. Përfaqësim të lartë në punësim ka aktiviteti i Industrisë me 63.1 mijë të punësuar.  Prodhuesit e të mirave realizuan 36.3 përqind të shifrës së afarizmit
-48   përqind   e  investimeve ishin në Industri
Në vitin 2004,  janë investuar 54.2  miliard lekë. 31 përqind e investimeve ishin për ndërtime dhe rreth 35 përqind për instalime, makineri e paisje.  Industria, Transporti e Komunikacioni dhe Tregtia së bashku kanë investuar 46.8 miliard lekë.
-Ndërmarrjet me 5 e më tepër të punësuar në aktivitetet e Ndërtimit dhe Tregtisë e rritën me 43 përqind shifrën e afarizmit nga 2003 në 2004
Të gjithë treguesit kryesorë shënuan rritje nga 2003 në 2004. Numri i ndërmarrjeve aktive u rrit me 2661, kryesisht ndermarrjet me 1-4 të punësuar dhe të punësuarit u rritën me 9660.
Shifra e afarizmit gjithashtu ka rritje. Shitja e të mirave e shërbimeve në 2004 ishin 72.3 miliard  lekë  më  shumë se viti i mëparshëm
-Investimet janë rritur nga 2003 në 2004 me 2.6  miliard lekë
Rritje kishte në Prodhuesit e të mirave, me 5.6 miliard lekë. Ndërsa  Prodhuesit e  shërbimeve kanë  investuar 3 miliard lekë më pak.
Iinvestimet për 1000 lekë shifër afarizmi luhatet nga  114 lekë në 2002 e 113 lekë në 2003 ne 102 lekë për v.2004


Burimet e të dhënave

Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve, Instituti i Statistikës

Metodologjia

Nomenklatura

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (NVE), është mjet statistikor për klasifikimin e ndërmarrjeve sipas aktivitetit të tyre ekonomik, shërben për përpunimin e të dhënave statistikore dhe ka gjetur zbatim në të gjitha vrojtimet pranë ndërmarrjeve.
Nomenklatura e Produkteve (NP), është mjet statistikor për klasifikimin e produkteve sipas aktiviteteve. NP është mbështetur në NVE.

 Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve

Pyetsori i përdorur për grumbullimin e informacionit pranë ndërmarrjeve është konceptuar në 2 pjesë:
- Rubrika e përbashkët, me të dhëna të përgjthshme për të gjitha ndërmarrjet.
- Rubrika  specifike, e cila përmban tregues specifik për çdo aktivitet ekonomik.

Bazë zgjedhje për të ndërtuar kampionin (zgjedhjen), është përdorur regjistri statistikor i ndërmarrjeve ekonomike 
  Metodologjia e përdorur :
- Vrojtim me zgjedhje, për ndërmarrjet me 1-4 të punësuar.
- Vrojtim tërësor, për ndërmarrjet me 5 e më shumë të punësuar.

Aktivitetet ekonomike përfshijnë  ndërmarrjet që
- Prodhojnë të Mira për treg, aktivitetet e Industrisë dhe Ndërtimit
- Prodhojnë Shërbime për treg, aktivitetet e Transportit e Komunikacionit, Tregtisë dhe Shërbimet (nuk përfshihen akt.financiare, sigurimeve, arsimi, shëndetsia dhe  kultura).


Përkufizime


Prodhimi është një aktivitet i ushtruar nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një njësie institucionale (ndërmarrje) që kombinon burimet e fuqisë punëtore, kapitalit, sendeve dhe shërbimeve, për të prodhuar të mira dhe shërbime.
 
Vlera e prodhimit bazohet në:

Të ardhurat nga shitja e produkteve dhe shërbimeve (shifra e afarizmit) të krijuara nga vetë ndërmarrja;
(±) Ndryshimet në gjëndjen e produkteve të përfunduara dhe në proçes;
(±) Ndryshimet në gjëndjen e mallrave dhe shërbimeve të blera për rishitje në të njëjtat kushte;
(–) Blerjet e mallrave dhe shërbimeve për rishitje në të njëjtat kushte;
(+) Prodhimi i aktiveve të qëndrueshme nga ndërmarrja për llogari të vet;
(+) Subvencionet.

Shifra e afarizmit përfshin shumat e faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës së marrë në shqyrtim dhe i korrespondon shitjes në treg të të mirave dhe shërbimeve ofruar të tretëve.
Marzhi tregtar (Prodhimi në tregti) shprehet si diferencë midis shumave të faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës së marrë në shqyrtim për shitjen e mallrave e shërbimeve të destinuara për rishitje në të njëjtat kushte siç janë marrë dhe  shumës së paguar për blerjen e tyre, ± ndryshimin e gjëndjes.
Prodhimi i aktiveve të qendrueshme nga ndërmarrja për llogari të vet përfshin prodhimin e të gjitha produkteve që prodhuesit e tyre i ruajnë për formimin bruto të kapitalit fiks për llogari të vet. Shënojmë se ky prodhim është gjithashtu pjesë e investimeve.
Investimet  përfaqësojnë vlerën e mallrave afatgjata të blera prej ndërmarrjeve ose të krijuara për llogari të vet me qëllim përdorimi  për një periudhë jo më të vogël se 1 vit në proçesin e prodhimit,  përfshirë edhe tokën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama