Informacion mbi shoqerite e autorizuara

Ju kujtojmë se në zbatim të Vendimit Nr. 781 datë 14.11.2007, i ndryshuar me vendimin nr.1476, date 12.11.2008, “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisjen, me autorizim, të shoqërive të autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale” tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime apo kryejnë furnizime të shërbimeve në lokale apo njësi të hapura për publikun, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe të lëshojnë në mënyrë të detyrueshme, kuponin tatimor.
Personat, juridikë dhe fizikë, që do të mbajnë të dhënat e xhiros, nëpërmjet regjistruesit elektronik, janë të detyruar të mbajnë regjistrimet, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, sipas kalendarit të mëposhtëm:

a) brenda periudhës nëntor 2008 – maj 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin të cilët administrohen nga drejtoria rajonale tatimore e tatimpaguesve të mëdhenj dhe drejtoria rajonale tatimore, Tiranë;
b) brenda periudhës janar – dhjetor 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin të cilët administrohen nga drejtoritë e tjera rajonale tatimore.
c) Brenda periudhes qershor 2010, personat e regjistruar ne biznesin e vogël, të cilët ushtrojne veprimtari në bashkitë e Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës, Fierit, Lushjes, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës. Po brenda këtij afati janë të detyruar të mbajnë regjistrime, nëpërmjet regjistruesve elektronikë fiskalë edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël në komunat Shëngjin, Golem, Rashbull,Orikum, Himarë dhe Ksamil.
d) Brenda periudhës dhjetor 2010, të gjithë tatimpaguesit e tjerë të biznesit të vogël.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama