Indeksi i Shitjeve

Hyrje

Indeksi i shitjeve paraqet ecurinë  ekonomike të vendit për periudha të ndryshme kohore. Informacioni mbi shitjet merret nga Drejtoria  e Tatim Taksave dhe bazohet ne FDP ( Formulari i Deklarimit te Pagesave). Në formular paraqiten shitjet e të mirave materiale dhe shërbimeve të realizuara për periudhën referuese.
 Subjektet aktive që i janë nënshtruar rregjimit te pagimit të Taksës së Vlerës së Shtuar në vitin 2005 janë  8779. Në krahasim me vitin 2001 ky numër është rritur 16.9 përqind ndërsa krahasuar me vitin 2004  rritja është 2.9 përqind .
 Shitjet në të gjitha degët e ekonomisë në 2005 janë rritur rreth 62 përqind  në krahasim me 2001 dhe 16 përqind  në krahasim me  2004.  Sipas degëve në veçanti vërejmë se indeksi i shitjeve në 2005 ne krahasim me 2001 ka patur rritje të ndjeshme në Tregti, Hotele dhe Restorante me afro 72 përqind, në Industri me rreth 51 përqind , në Ndërtim rreth 63 përqind  dhe Transport e Telekomunikacion rreth 47 përqind.


Burimet e të dhënave

Burimi bazë i informacionit i përdorur për llogaritjen e ISH është “Formulari i deklarimit dhe i Pagesave të TVSH-së“ që plotësohet prej subjekteve që i nënshtrohen regjimit të taksave mbi vlerën e shtuar.

 Metodologji

Fusha e mbulimit
Sipas shumës të shifrës të afarizmit vjetor, subjektet e liçensuara jo bujqësore, i nënshtrohen regjimeve të ndryshme fiskale. Ndërmarjet, persona juridik ose fizikë, që realizojnë gjatë vitit një shifër afarizmi mbi 8 miljon lekë, subjekte që kryejnë veprimtari eksport- importi, si dhe çdo person që nuk është i detyruar të regjistrohet dhe që si pjesë të veprimtarisë të tij ekonomike kryen furnizime të tatueshme i nënshtrohen rregjimit të TVSH-së, nga ku lind detyrimi për plotësimin e FDP-së.

Variablat e vrojtuar
INSTAT, nëpërmjet Drejtorive Rajonale të Statistikës, duke shfrytëzuar Formularin e Deklarimit dhe i Pagesës së TVSH-së, të depozituar pranë DPT rajonale, evidenton për çdo subjekt:  Shitjet e përjashtuara; Eksportet; Shitjet e tatueshme. Çdo subjekt, në bazë të aktivitetit ekonomik kryesor, pajiset me kodin e aktivitetit, mbështetur në nomenklaturën NVE, në nivel  4 shifror.

Indekset e llogaritura:
Për llogaritjen e indekseve të shitjes për një aktivitet të dhënë është përdorur formula matematikore e Laspeyerit duke krahasuar shumën e tre llojeve të shitjeve për të gjitha vrojtimet e periudhës raportuese  me shitjet e periudhës bazë.

ku:
ISHat  =  indeksi i shitjeve për aktivitetin a në periudhën t
SH  =  Shitje të patatueshme+Eksporte+Shitje të tatueshme
SH it  =  Shitjet për periudhen raportuese
SH ito  =  Shitjet për periudhën bazë
N  =  numri i vrojtimeve

                                            N
                                            S SH it
                                            i =1
                            ISHat =___________ *100
                              
                                            N
                                            S SH it0
                                            i =1

 

Indekset llogariten duke marrë si periudhë reference muajin Janar ( indeksi =100), muaji mesatar, muaji i mëparshëm, ( indeksi =100) tremujorin e parë, tremujorin mesatar, tremujori i mëparshëm. Këto të dhëna fillimisht po publikohen pa korrektimin e variacioneve sezonale dhe janë të rigrupuara sipas Nomenklaturës së Veprimtarisë Ekonomike (NVE).

 



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama