Indeksi i Kushtimit ne Ndertim

Parathënie

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim në vitin 2005 arriti 122.3 për qind.(Trem.IV 1999 = 100), duke shënuar një rritje prej 1.4 përqind kundrejt vitit 2004.
Krahasuar me vitin 2004 grupi “Shpenzime direkte” shënoi një rritje 2 përqind dhe grupi “Shpenzime plotësuese” shënoi një rritje 1.8 përqind
Brenda grupit “Shpenzime direke” rritjen më të madhe e shënoi nëngrupi “ Shpenzime transporti” prej 6.1 përqind. Në nëngrupin “Shpenzime materiale ndërtimi” mund të përmendim rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit prej 1.5 për qind, materialeve elektrike 1.9 përqind.
Grupet “Fitim i parashikuar” dhe “ Ngritje kantieri” shënuan një ulje përkatësisht 2 dhe 2.1 për qind.
 

Burimet e të dhënave

Drejtoritë e Statistikave në rrethe

 Metodologji


Indeksi i parë zyrtar i Kushtimit në Ndërtim u llogarit ne vitin 1993. Situata e krijuar në vend në vitin 1997 krijoi probleme në mbledhjen e informacionit të domosdoshëm për llogaritjen e indeksit, si pasojë pati një shkëputje informacioni për këtë treguese. Në vitin 1999 u be rishikimin e numrit të ndërmarrjeve, ponderacioneve të artikujve dhe periudhës bazë. Si periudhë bazë u caktua tremujori i katërt i vitit 1999.

Llogaritja e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim merr parasysh ndërtesat me tulla 6 katëshe të banimit.

Çmimet mblidhen nga firmat e ndërtimit të zgjedhura për këtë qëllim. Per zgjedhjen e ndermarrjeve u bazuam në volumin e punës së kryer dhe në shtrirjen teritoriale

Përcaktimi i listës së materialeve të konsumit u bazua në zbërthimin e zërave të shpenzimeve. Sipas preventivit shpenzimet e kryera per ndertimin e objektit u grupuan ne:

  •  Shpenzime direkte
  • Shpenzime plotësuese
  • Fitim i paparashikuar 
  •  Ngritje kantjeri 
  •  Tatim qarkullimi.
    Shpenzimet direkte më tej janë klasifikuar në
  • Shpenzime materiale
  •  Shpenzime për paga
  • Shpenzime transporti
  • Shpenzime makinerie
  • Këto jane zërat sipas të cilave bëhet edhe publikimi i indeksit.

Lista e artikujve përmban 57 artikuj të klasifikuara sipas grupeve të shpenzimeve të përmendura më lart. Ponderacioni (pesha) e  çdo artikulli shpreh raportin e vlerës së çdo artikulli  (sasi*çmim) me vlerën totale të të gjithë artikujve  Çmimet e mblidhura në  çdo fund tremujori, përdoren për llogaritjen e çmimit relativ për cdo artikull. Ky çmim relativ përdoret direct në sistëmin kompjuterik për llogaritjen e indeksit.

Formula e përdorur për llogaritjen e indeksit rrjedh nga formula klasike të Laspeyres:

 

  • Përkufizime

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat ndryshimin e shpenzimeve për ndërtim duke marë në konsideratë ndryshimin e çmimeve të imputeve bazë (materiale ndërtimi, makineri ndërtimi, shpenzime për fuqinë puntore).

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama