INSIG ne shitje per te shpetuar buxhetin

INSIG, ne shitje per te shpetuar buxhetin
Kompania shteterore INSIG do te dale serish ne shitje, tenderi i se ciles pritet te zhvillohet ne fund te muajit korrik. Lajmin e konfirmon Ministria e Financave, e cila ka shpallur nisjen e procesit per shitjen e 100 per qind te aksioneve. “eshte bere njoftimi zyrtar, ku ftohen kompanite qe kane interes te blejne aksionet e INSIG-ut, proces qe mbyllet brenda ketij viti”, thane burime zyrtare te ministrise, institucioni qe drejton kompanine. Kjo eshte tentativa e katert per privatizimin e INSIG-ut, ku e fundit daton ne dhjetor te 2009-s dhe e vetmja qe iu afrua suksesit, por per shkak te krizes, u anulua. Shitja e aksioneve te INSIG-ut mundeson zbutjen e deficitit ne buxhet te krijuar nga mungesa e te ardhurave prej tatimeve dhe doganave.

Qeveria eshte duke parashikuar nje ze me vete per te ardhurat nga privatizimet, me synim uljen e borxhit dhe mbylljen e disa investimeve te lena pezull, per shkak te krizes ne financa. Privatizimi i kompanise se sigurimeve eshte nje rast i mire per qeverine, pasi krijon nje depozite ne valute dhe qe mund perdoret per te shlyer detyrimet per kredite e marra. Ne ankandin e fundit, zhvilluar nje vit me pare, kompania qe u shpall fituese ofroi rreth 41 milione euro, te mjaftueshme per te perballuar faturen financiare te rritjes se pensioneve. Por me kalimin e kohes, duket se INSIG nuk gezon ate pozicion tregu si nje vit me pare, me asete te zhvleresuara dhe me humbje. Pra, me te dhenat e fundit ekonomiko-financiare, qeveria ka pak shanse te siguroje te njejtin nivel te ardhurash nga shitja e aksioneve.

Kompania amerikane e sigurimeve “American Reserve Life Insurance” ishte shume prane zoterimit te aksioneve te INSIG-ut, por u terhoq per shkak te disa mosmarreveshjeve me qeverine shqiptare dhe krizes ekonomike. Ne tenderin e fundit, interesimi i kompanive te huaja ishte teper i larte, ku nuk mungonin edhe kompani vendase.

Procesi per shitjen e aksioneve te kompanise se sigurimeve eshte kryer nga Ministria e Financave, duke u konsultuar me francezet “BNP Paribas”, nje kompani e njohur ne ofrimin e sherbimeve financiare ne bote, si dhe nga dy aksioneret e tjere te kompanise INSIG, BERZH–i dhe IFC–ja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama