Historiku

Një shtet demokratik dhe me standarde t­ë larta të ndërtimit dhe funksionimit  të tij, nuk do të kishte kuptim pa një infrastrukturë të plotë dhe funksionale të sistemit të adresave. Kjo është baza e një komunikimi të saktë dhe tepër të nevojshëm për një vend që aspiron zhvillim dhe konsolidim të shtetit ligjor të orientuar nga ekonomia  e tregut.

Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash në të gjithë infrastrukturën e saj që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me ekzistencën e një sistemi funksional dhe modern të adresave dhe referencave gjeografike të sakta të tyre. Reforma në drejtësi për një përmirësim dhe ngritje më cilësore të marrëdhënieve të pronësisë mbi pronën, Sistemi Modern Financiar(bankar), përmirësimi dhe ngritja në standarde të Identitetit të shtetasve dhe shumë aktivitete të tjera jetike për vendin tonë, kërkon një shërbim të standardeve ndërkombëtare të sistemit të adresave.

Për këtë qëllim Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile si autoritet i Qeverisë Shqiptare për hartimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Adresave, ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme në drejtim të reformimit dhe modernizimit të sistemit të adresave në Republikën e Shqipërisë.

Problemet teknike që ndërthuren në këtë reformë janë të shumta dhe  komplekse, pasi koncepti i sistemit të adresave në vendin tonë shoqërohet dhe me vetë emancipimin e shoqërisë në këndvështrimin e referencës gjeografike që ajo mbart dhe nevojën e pazëvendësueshme të informacionit hartografik të përditësuar.

Në kushtet e një informacioni ekzistues tepër të amortizuar, të pa përditësuar dhe në shumë raste të pasaktë, e bëjnë të domosdoshme gjenerimin e hartës vektoriale nga Ortofoto që përbën një nga materialet bazë ku ne do të referohemi. Ky është një koncept i ri i gjenerimit të informacionit dhe domosdoshmëria e një manuali për shfrytëzimin e kësaj Ortofoto-je përbën një rëndësi të madhe në mbështetjen dhe realizimin me sukses të këtij sistemi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama