Historiku i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i ka fillimet e veta me hartimin e ligjit Nr. 8950, datë 10. 10. 2002 “Për Gjendjen Civile”. Me anën e këtij ligji sanksionohej krijimi i DPGJC,-së si organ drejtimi dhe kontrolli i shërbimit të gjendjes civile në Bashki/Njësi Bashkiake/Komuna dhe në Degët e Qarkut.

Ky ligj rregulloi dhe përcaktoi unicitetin e shërbimit të gjendjes civile, i cili u pasqyrua së pari në përdorimin e një modeli dokumentacioni. Ky dokumentacion prodhohej sipas standardeve të përcaktuara me anë të akteve nënligjore dhe u shpërndahej zyrave të gjendjes civile.

Ligji Nr. 8950, datë 10. 10. 2002 “Për gjendjen civile” u shoqërua me një sërë aktesh të tjera ligjore dhe nënligjore.

Por ndryshimet e thella në shërbimin e gjendjes civile u kryen gjatë viteve 2007-2009. Në këtë periudhe u hartuan dhe u zbatuan dy projekte shume të rëndësishme;

 “Modernizimi i Shërbimit të Gjendjes Civile”, me anë të të cilit u krijua Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Nëpërmjet këtij regjistri të gjitha veprimet për hedhjen, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të shtetasve përdoren në forme elektronike dhe on-line.

“Prodhimi dhe shpërndarja e dokumentave te identitetit”, me anën e të cilit u bë e mundur prodhimi i letërnjoftimeve  dhe pasaportave biometrike, si dokumenta të sigurisë së lartë. Këto dokumenta përmbajnë elementë të sigurisë sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjithashtu pjesë e projektit “Modernizimi i shërbimit të gjendjes civile” është dhe ngritja e Regjistrit Kombëtar të Adresave. Edhe ky regjistër është në format elektronik dhe do të bëjë të mundur përdorimin e adresës së shtetasve nga ana e RKGJC. Gjatë zbatimit të këtij projekti u bë e mundur pajisja e shtetasve me numrin e identitetit, i cili gjenerohet automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile sipas një algoritmi të përcaktuar me ligj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama