Historiku i Dokumenteve

Letërnjoftimi është dokumenti bazë, i përhershëm që shërben për identifikimin e shtetasve shqiptarë. Para viteve 1990, i vetmi dokument identifikimi në Shqipëri ishte  “Letërnjoftimi”. Prodhimi, personalizimi dhe shpërndarja e këtij dokumenti u ndërpre në vitin 1992.

Pasaporta është i vetmi dokument udhëtimi për të lëvizur jashtë territorit te Shqipërisë ,  që vërteton identitetin dhe shtetësinë shqiptare të mbajtësit të saj. Deri në Janar 2009, i vetmi dokument identifikimi, i cili lëshohej nga zyra e Shërbimit te Gjendjes Civile, ku është regjistruar shtetasi, ishte Certifikata e Lindjes me fotografi.

Në zbatim të projektit shumë të rëndësishëm për qeverinë shqiptare ”Prodhimi dhe shpërndarja e Dokumenteve te Identitetit për shtetasit shqiptare”, më 12 Janar 2009, filloi aplikimi i shtetasve shqiptarë për Letërnjoftim në zyrat e  aplikimit të Tiranës  dhe në vazhdim në gjithë Shqipërinë.

Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike filloi më 25 Mars 2009.
Dokumentet e reja të identitetit (letërnjoftim dhe pasaportë biometrike) bazohen në teknologjinë me gdhendje lazer të personalizimit të faqes së të dhënave (Datapage) prej Polikarbonati (Polycarbonate).

Në dokumentat e reja të identitetit   përfshihen një kombinim elementesh  të ndryshëm sigurie si: Watermark-u, Shiriti i Sigurisë, teknologjia OVI dhe UV etj.

Elementët e sigurisë dhe dizenjo e pasaportave tё reja shqiptare (tё zakonshme, tё shërbimit dhe diplomatike), janë nё  përputhje me standardet dhe rekomandimet e ICAO. 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama