Gjendja aktuale

Me sistemin online, në muajin dhjetor 2008, filluan nga puna 11 zyrat e gjendjes civile në Tiranë. Ndërkohë që u ngrit Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC), filloi puna për pastrimin e tij nga rekordet e shumëfishta, të njohura ndryshe si dublime.

Për këtë qëllim, në bashkëpunim me palën austriake u hartuan procedurat e nevojshme kompjuterike për identifikimin e tyre në bazën kombëtare. Pasi u identifikuan dublimet, u hartua Udhëzimi i Ministrit për pastrimin e tyre nga Zyrat e Gjendjes Civile (ZGJC) në RKGJC. Udhëzimi së bashku me listat e dublimeve u shpërndanë në 26 janar 2008 çdo ZGJC-je dhe filloi procesi i pastrimit, në përfundim të të cilit u arrit të pastroheshin rreth 50,000 dublime. 
Theksojmë në këtë pikë se tentativat e mëparshme kanë qënë të përqëndruara në Listat e Zgjedhësve të cilat pastroheshin çdo herë nga dublimet por burimi i informacionit që ishin Regjistrat Themeltarë nuk pastroheshin. Këtë rradhë pastrimi është kryer në burimin e vetëm zyrtar të të dhënave të shtetasve që është RKGJC-ja dhe çdo nënprodukt i tij, siç janë edhe listat e zgjedhësve, është automatikisht i pastër nga dublimet.  

Gjithashtu, për herë të parë listat e zgjedhësve janë gjeneruar nga RKGJC-ja dhe çdo njësi e qeverisjes vendore bazuar në këto të dhëna realizoi hartimin e Listave Paraprake dhe Perfundimtare të Zgjedhësve. Çdo ndryshim që kryhet mbi të dhënat e zgjedhësve reflektohet në RKGJC dhe automatikisht pasqyrohet në Listën e Zgjedhësve përsa kohë kjo e fundit është nënprodukt i Regjistrit.

 

 



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama