Eurobondi garancite qe rrisin interesat

Eurobondi, garancite qe rrisin interesat
Ne pamje te pare duket interes i pranueshem, por ne fakt, mbi tavanin 8.5 per qind, qe ka vendosur Qeveria per emetimin e 400 milione eurove ne formen e eurobondit, do te aplikohen edhe komisione te tjera. Ne nje interviste per gazeten, deputeti i PS, Arben Ahmetaj tregon sekretet e eurobondit shqiptar. "Ato qe quhen "autoritetet e garancise", ne rastin konkret eshte Detuche Bank dhe JP Morgan, do te kerkojne garanci per eurobondin", thekson Ahmetaj. Aktualisht Greqia, qe renditet afersisht si Shqiperia, ka nje interes prej 4 per qind, per garantin e kredise. Dhe formula eshte e thjeshte, interesit tavan te publikuar prej 8.5 per qind, financat duhet t'i shtojne edhe garantimin e pageses, prej te pakten 4 per qind. "Dhe nese do te perdorim nje llogaritje te thjeshte (formula e interesit mbi interesin), ne me kete kosto do te paguajme per kater vjet e gjysme deri ne 5 vjet, dyfishin e asaj qe do te marrim. Pra, interesi dhe kostoja e kesaj kredie do te jete jashtezakonisht shume e madhe".

Qeveria ka ndryshuar ligjin per eurobondin 400 milione euro. A mendoni se ky ndryshim, do t'i joshe tregjet?

Ka disa kendveshtrime. Kendveshtrimi i pare eshte ai financiar, pra i deficitit dhe kostos financiare. Kendveshtrimi i dyte eshte ana procedurale dhe kendveshtrimi i trete eshte ku do shkojne keto para. Po t'i referohemi se pari anes financiare ose formatit financiar, me 6 maj ka kaluar nje ligj per eurobondin, ku e rrit  nivelin e interesit, nga 7.5% ne 8.5% pra me 1 per qind. Nuk e dime akoma nese eshte prekur apo jo afati i pageses. Por afati i pageses nuk eshte i rendesishem ne kete rast. Une them qe 8.5 eshte jashtezakonisht shume dhe megjithate edhe ky nivel prape nuk ka per t'u arritur sepse tregjet nderkombetare dhe kompanite e renditjes financiare e kane degraduar performancen financiare te Shqiperise dhe borxhin sovran te saj.

Pra, po thoni se kushtet jane perkeqesuar?

Arsyet jane te shumta dhe ato arsye ose ato pika ku eshte  mbeshtetur raiting-u, asnjera prej tyre nuk ka ndryshuar, as situata politike qe ishte nje nga pikat. Nuk ka ndryshuar performanca fiskale e Qeverise shqiptare, perkundrazi kemi nje perkeqesim te theksuar ne 4 muajt e pare te vitit, ku kemi nje  deficit te ri, gati 100 milione dollare, nderkohe qe disbursimet per investimet nuk kane filluar akoma. Madje ky deficit eshte akoma me i madh, nese do t'i referohemi detyrimeve te administrates fiskale per rimbursim te TVSH-se. Per keto shkaqe  te grumbulluara, te cilat nuk kane ndryshuar, kostoja e sigurimit te kesaj kredie eshte shume e madhe. Ato qe quhen "autoritetet e garancise", ne rastin konkret eshte Detuche Bank dhe JP Morgan, do te kerkojne garanci per eurobondin. Kjo garanci ka nje kosto, "prim sigurie". Po ju jap nje shembull, per 10 milione euro borxh, Gjermania paguan sot 35 mije euro sigurim. Greqia do te paguante, po te hynte ne tregun nderkombetar, siç po tentojme te hyjme ne, 375 mije euro per 10 milione euro borxh. Shqiperia, sipas parashikimit, do te detyrohet qe te paguaje 400 mije euro per 10 milione euro borxh. Kjo do te thote qe mbi koston e interesit do te rritet edhe kostoja e sigurimit. Dhe nese do te perdorim nje llogaritje te thjeshte (formula e interesit mbi interesin), ne me kete kosto do te paguajme per kater vjet e gjysme deri ne 5 vjet, dyfishin e asaj qe do te marrim. Pra, interesi dhe kostoja e kesaj kredie do te jete jashtezakonisht shume e madhe.

Kjo eshte arsyeja e nxitimit?

E dyta eshte procedura. Nderkohe qe ka pasur nje ligj, Ministria e Financave sjell nje ndryshim ligji ne fshehtesi te plote dhe i kerkon Presidentit qe te aplikoje hyrjen ne fuqi menjehere te ligjit. Imagjinoni pra, Shqiperia po merr nje borxh dhe po e ben kete gati-gati ne menyre sekrete. Ligji akoma nuk ka dale ne fletoren zyrtare dhe nga ana procedurale duhej te dilte ne fletoren zyrtare te dates 13 maj, por as ne fletoren zyrtare te dates 13 maj nuk ka dale. Dhe mbi te gjitha akoma dhe sot  eshte shume e veshtire per te marre formalisht ligjin.

Qeveria mendon qe 200 milione euro te eurobondit, te shkojne per shlyerjen e kredise se vjetshme sindikale.

Nese keto shkojne per kredine e vjetshme, ky eshte nje nga elementet e krizes financiare fiskale qe po kalon Qeveria dhe buxheti. Pra Qeveria po merr borxh te paguaje borxhin dhe nuk eshte aspak e vertete qe Qeveria merr borxh me te lire per te paguar borxh me te shtrenjte. Kjo nuk eshte normale. Qe te paguash borxhin eshte normale ne kohe krize, por ne kohe te shendetshmerise financiare, te arsyes se shendoshe financiare, ne vendimmarrjen e Qeverise nuk eshte sepse i bie qe eshte bere nje vendimmarrje financiare me perpara e gabuar me emergjence dhe pa  qene e nevojshme sepse gjerat lidhen, jane zinxhir nuk duhet t'i shikojme te shkeputura dhe jashte kontekstit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama