Eskallop derri ose vici ne tigan

Eskallop derri ose viçi në tigan
Copat pasi të jenë skuqur, shuhen me verë, shtohet piper i shtypur, fletë dafine dhe kripë, mbulohen me kapak dhe lihen në zjarr të ngadalshëm 2-3 minuta. Sipas dëshirës mund të shtohen domate të grira hollë, të cilat lihen dhe 5 minuta të tjera derisa të avullohet lagështira e tepërt.
Eskallopi shoqërohet me garniturë perimesh të ndryshme, të cilat më parë janë zier dhe kaluar në yndyrë.

Për 4-5 persona duhen:
mish tul 500 g, vaj 4-5 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, verë 1/2 filxhan çaji, domate 3-4 kokrra, kripë, piper, dafinë 1 fletë dhe perime të ndryshme për garniturë rreth 1.5 kg.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama