Deklarimi i vdekjes

Deklarimi i vdekjes

Shtetasi vlerësohet se ka vdekur ne fakt, kur vërtetohet me raport mjekësor, ku saktësohen identiteti, fakti, koha, vendi e shkaku i vdekjes se tij.
Vdekjet jashtë shtetit vërtetohen sipas ligjit te vendit, ku ka ndodhur vdekja, me përjashtim te rasteve kur vdekja ndodh ne territorin e përfaqësive diplomatike, ne avion apo ne anije shqiptare, ne udhëtim, ne zonat ndërkombëtare, për te cilat zbatohet ky ligj.

Deklarimi i vdekjes behet brenda 10 ditëve nga ndodhja ose gjetja e kufomës dhe brenda 60 ditëve, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit.
Kur vdekja ndodh ditët e pushimeve dhe nuk mund te sigurohet leja e varrimit, përgjegjësi i shërbimit të varrimit kërkon dokumentet, që vërtetojnë vdekjen dhe me këto dokumente bën deklarimin e vdekjes në zyrën e gjendjes civile, në ditën e parë të punës.
Me deklarimin e vdekjes, zyra e gjendjes civile jep edhe lejen e varrimit.
Në fshatra, në juridiksionin e komunave, që nuk kanë zyrë të gjendjes civile, lejen për varrimin e jep kryeplaku i fshatit. Në këtë rast, kryeplaku pasi ka administruar dokumentet, që vërtetojnë vdekjen, është i detyruar që, brenda pesë ditëve, të njoftojë zyrën e gjendjes civile, ku janë të dhënat e shtetasit, për regjistrimin e aktit të vdekjes.

 

 



 

 

 

 

 

 

 


 

 



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama