Cfare eshte Libreza e Shendetit

Libreza e shendetit eshte nje dokument mjaft i rendesishem qe provon se nje person eshte i siguruar.

Cilat jane dokumentat e tjera qe duhen per marrjen e sherbimit. Me poshte jane dy vendimet perkatese te qeverise.

REPUBLIKA E SHQIPeRISe

Keshilli i Ministrave

 VENDIM

Nr.  86.  date 13.2. 2003

PeR LIBREZeN E SHeNDETIT


Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, date 13.10.1994, \"Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise\", te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave


VENDOSI:

1. Libreza e shendetit eshte dokumenti qe verteton se mbajtesi i saj eshte person i siguruar, sipas ligjit nr.7870, date 13.10.1994, \"Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise\", i ndryshuar.

Libreza e shendetit eshte personale dhe e patjetersueshme. Perdorimi i librezes nga persona te tjere nuk lejohet, me perjashtim te rasteve te percaktuara me udhezimin e veCante te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.

REPUBLIKA E SHQIPeRISe

Keshilli i Ministrave

VENDIM

Nr.87, date 13. 2. 2003

PeR IDENTIFIKIMIN DHE DETYRIMET E PERSONAVE, Qe MARRIN SHeRBIM SHeNDETeSOR Ne REPUBLIKeN E SHQIPeRISe

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, date 13.10.1994, \"Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise\", te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Personat, te siguruar ose jo, qe kerkojne te marrin sherbim shendetesor ne institucionet shendetesore te sherbimit paresor, ne sherbimin shendetesor dytesor, tretesor dhe ne farmacite e rrjetit te hapur, jane te detyruar te paragesin, sipas rastit, dokumentacionin si me poshte vijon:

Librezen e shendetit; Rekomandimin e mjekut te familjes; Rekomandimin e mjekut specialist; Mandatpagesen per viziten ambulatore pa rekomandim; Mandatpagesen per viziten te mjeku pa qene i siguruar.

2. Te siguruar quhen personat qe paguajne kontributin e sigurimeve shendetesore, si dhe personat per te cilet shteti paguan kontribute, sipas nenit 8, te ligjit nr 7870, date 13.10.1994, \"Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise\" .

3. Te gjithe personat, qe nuk jane te siguruar sipas pikes 2 te ketij vendimi ose kur jane te siguruar, por nuk paragesin dokumentacionin sipas pikes 1, marrin sherbim shendetesor duke paguar tarifat e miratuara ne sistemin shendetesor ose Cmimin e plote te barnave.

4.Institucionet shendetesore jane te detyruara, te pranojne sipas pikes I, kontrollin e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per zbatimin e ketij vendimi.

5. Ngarkohet ministri i Shendetesise, qe, ne mbeshtetje te propozimit te Keshillit Administrativ te Institutit te Sherbimit Shendetesor, te nxjerre udhezimin ne zbatim te ketij vendimi.

6.Ngarkohen Ministria e Shendetesise dhe ISKSh ja per zbatimin e ketij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama