Cdo shtetas pajiset me pasaporte biometrike

Çdo shtetas nen moshen 16 vjeç, mund te pajiset vetem me pasaporte biometrike
Cdo shtetas qe ka mbushur moshen 16 vjeç mund te pajiset me leternjoftim dhe pasaporte biometrike
Shtetasit mbi moshen 16 vjeç mund te kryejne nje aplikim te vetem  per t’u pajisur njekohesisht me leternjoftimin dhe pasaporten biometrike
Çdo shtetas mbi moshen 16 vjeç mund te aplikoje dhe te pajiset me pasaporte biometrike, vetem pasi te jete pajisur me leternjoftim
 Ne rast humbje/vjedhje/demtimi/apo ndryshime ne te dhenat  e gjendjes civile, shtetasi mund te kryejne ri-aplikimin per pasaporte biometrike ne zyrat e aplikimit
   
Shtetasit nen moshen 16 vjeç pajisen me pasaporte biometrike si me poshte:
•    0 vjeç deri 6 vjeç, do te pajisen me pasaporte biometrike, pa u marre shenjat  e gishtave.
•    6 vjeç deri 16 vjeç, gjate aplikimit per pasaporte biometrike, do t’u merren perveç te tjerave edhe shenjat e gishtave
   
 Aplikimi per pasaporte biometrike
   
Aplikimi per pasaporte biometrike behet ne zyrat e aplikimit, qe ndodhen prane Zyrave te Gjendjes Civile, ne Njesite e Qeverisjes vendore
    Çdo shtetas nen moshen 16 vjeç aplikon per pasaporte biometrike, vetem ne prezence te pakten te njerit prej prinderve, te kujdestarit ligjor ose te perfaqesuesit me prokure te posaçme.

Dokumentet e nevojshme per aplikimin
Per te aplikuar per pasaporte biometrike, dokumentet e nevojshme qe shtetasi duhet te paraqese jane:

 Kuponi i pasaportes per aplikim (kupon i pageses , i cili blihet prane çdo zyre te postes shqiptare)


Shperndarja e pasaportes biometrike

Çdo shtetas, qe ka aplikuar mund te terheqe pasaporten biometrike 15 dite pas aplikimit ne drejtorite/komisariatet e policise
Terheqja e pasaportes biometrike kryhet nga aplikanti, kujdestari ligjor per shtetasit nen 16 vjeç ose persona te autorizuar me prokure te posaçme si dhe pjesetar i afert i familjes (bashkeshorti/ja, prindi,femija)

Çdo shtetas qe ka mbushur moshen 16 vjeç mund te ri-aplikoje per pasaporte biometrike  ne zyrat e aplikimit ne rastet e meposhtme:

•    Humbje/vjedhje e pasaportes biometrike
•    Demtim te pasaportes biometrike
•    Ndryshime ne te dhenat  e gjendjes civile te shtetasit

Dokumentet e nevojshme per ri-aplikimin

Per te ri-aplikuar per pasaporte biometrike, dokumentet e nevojshme qe shtetasi duhet te paraqese jane:

Kuponi i pasaportes biometrike per aplikim (kupon i pageses , i cili blihet prane çdo zyre te postes shqiptare)

Ne rastin e humbjes/vjedhjes se dokumenti, vertetimi i deklarimit te humbjes/vjedhjes se pasaportes biometrike  prane komisariatit te policise perkates
Ne rastin e demtimit, aplikanti dorezon pasaporten biometrike ne zyren e aplikimit, per te cilen mbahet nje procesverbal, nje nga dy kopjet e  te cilit e merr aplikanti

Leternjoftim per shtetasit mbi 16 vjeç
Per shtetasit nen 16 vjec, nje nga dokumentet e meposhtme:
•    Pasaporta.
•    Certifikate personale me fotografi

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama