Bujqesia

Bujqësia

Parathënie

Për përgatitjen e pjesës së statistikave të bujqësisë shërbeu regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike-bujqësore në qershor të vitit 1998, i cili përfaqëson një nivel të lartë të saktësisë dhe besueshmërisë të të dhënave.Të dhënat mbi vijueshmërinë dhe ecurinë e degës së bujqësisë në vite është siguruar nga vrojtimet e kryera nga Ministria e Bujqësisë. 


Në vjetar, krahas të dhënave që rezultojnë nga Regjistrimi i Pergjithshëm i Njësive Ekonomike Bujqësore, si dhe të dhënave që ka botuar Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, publikohen edhe disa vlerësime qe i referohen numrit te krerëve dhe prodhimeve blegtorale per gjedhët dhe të imtat.


Vlerësimet e bera nga INSTAT  mbi numrin e krerëve te blegtorisë, e kane bazën ne   Regjistrimin e Pergjithshëm te Njësive Ekonomike Bujqësore, ( Qershor 1998 ). Vlerësimi i numrit te krerëve është bazuar në lëvizjen e blegtorisë për sejcilën kategori te gjedhëve, te leshtave dhe të të dhirtave. 


Vlerësimi i prodhimit të qumështit nga lopët, është bërë duke u bazuar në numrin mesatar vjetor të tyre, që rezulton nga lëvizja e blegtorisë, dhe në rendimentin mesatar të qumështit për lopë të kalkuluar nga Ministria e Bujqësise dhe Ushqimit. I njëjti arsyetim është ndjekur edhe për prodhimin e qumështit nga delet dhe dhitë, por me ndryshim se sipas metodologjisë, numri i krerëve i referohet gjëndjes në fillim të vitit.
Vlerësimi për prodhimin e mishit për sejcilën kategori , është bazuar në përllogaritjet e bëra për levizjen e blegtorisë, pra në numrin e krerëve të skartuar dhe në peshën mesatare për krerët e therur.
 

Burimet e të dhënave

Rregjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Bujqësore
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
Vlerësime të INSTAT

 
Metodologji

Informacioni statistikor per degen e bujqesise, i referohet te dhenave te grumbulluara nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit nepermjet vrojtimeve me zgjedhje qe ato bejne  ne muajin Qershor dhe Dhjetor te cdo viti. Per grumbullimin e te dhenave eshte perdorur metoda e Siperfaqes Moster te Kufizuar ( ASF ) e cila perfaqeson nje proces prej tre stadesh per te perzgjedhur njesite ekonomike qe do te intervistohen.


Fillimisht u identifikuan Njesite Primare te Zgjedhjes ( PSU ) nepermjet sistemit GIS. Me pas u perzgjodhen PSU sipas intensitetit te perdorimit te tokes me propabilitet proporcional me madhesine. PSU e perzgjedhura u ndare ne segmente nga ku ne menyre sistematike u perzgjodhen 600 te tilla. Nga segmentet e perzgjedhura u identifikuan segmentet qe kryenin aktivitet bujqesor, u listuan te gjitha njesite ekonomike bujqesore dhe u perzgjodhen 3000 prej tyre per intervistim.


Sipërfaqja e përgjthshme e fondit pyjor është 1,04 milion hektarë, me një vëllim të përgjthshëm të lëndës drusore rreth 83 milione m³, me rritje mesatare vjetore 1,4m³ / ha në vit. Pyjet mbulojnë 36 përqind të fondit të tokës, ndërsa kullotat mbulojnë 15 përqind të fondit të tokës
Ne vitin 2004 konsumi real vleresohet 51mije m3 lende punimi dhe 279 m3 dru zjarri te shitur me ankand, ndersa mundesia e shfrytezimit vjetor te pyjeve eshte 475 m3 lende punimi 375 m3 dru zjarri .

Definicione

Mënyra e punimit të tokës përfaqëson mënyrën mbizotëruese me të cilën bëhet plugimi bazë i tokës.

Përdorimi i tokës

- Sipërfaqja gjithsej, është tërësia e terrenit të njësisë ekonomike e përbërë nga shuma e sipërfaqes bujqësore të përdorur ( SBP), sipërfaqes së zënë nga pyjet, sipërfaqes bujqësore jo të përdorur dhe sipërfaqes jo bujqësore.

- Sipërfaqja bujqësore e përdorur ( SBP), është sipërfaqja e kultivuar nga bimët e arave, kulturat drufrutore dhe kullotat.

- Sipërfaqja e kultivuar me bimë arash, është sipërfaqja e mbjellë me bimë të   këtij lloji në vitin bujqësor të dhënë, pavarësisht nëse ka dhënë prodhim apo jo. Këtu bëhet fjalë për sipërfaqe me kultura kryesore (të para).

- Kultura kryesore ( të para ), normalisht kanë vlerë ekonomike më të lartë se kulturat e tjera dhe zënë tokën në pjesën më të madhe të vitit. Kultura të para janë drithërat e bukës, kulturat e pranverës si: misri kokërr, patatja, fasulja, bimët industriale, foragjeret shumëvjeçare, kulturat drufrutore etj.

- Sipërfaqja bujqësore jo e përdorur, është sipërfaqja e tokës potencialisht e aftë për prodhim bujqësor, por që për arsye të çfarëdoshme nuk është përdorur në vitin bujqësor të dhënë.

- Sipërfaqja me drufrutorë, është sipërfaqja e tokës e zënë me pemë frutore, ullinj dhe agrume. Në rastin kur ato janë të mbjella në blloqe llogaritet sipërfaqja totale e bllokut, ndërsa kur ato mbillen të veçuara sipërfaqja e tyre llogaritet duke pranuar për pemët frutore sipërfaqen e barabartë me 30m² për rrënje, atë të ullinjve 60m² për rrënjë dhe agrumeve 30m² për rrënjë.

 - Livadhet dhe kullotat, janë sipërfaqe të zëna me bimë barishtore shumëvjeçare që zënë terrenin për një periudhë relativisht të gjatë kohe, mbi 5 vjet.

- Pyjet, sipërfaqja e zënë me pyje përfaqëson atë shtrirje të terrenit në të cilën janë të pranishëm drurët pyjore, drurë apo shkurre, të cilat prodhojnë lëndë drusore dhe prodhime të tjera pyjore.

Numri i krerëve të blegtorisë përfaqëson numrin e krerëve te gjalla, sipas kategorive përbërësë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama