Borxh 25 milione euro per paga e pensione

Borxh 25 milione euro per paga e pensione
Ankandi i eurobondit, me 30 qershor. BSH e konfirmon. Stres te Ministria e Financave

Caktohet data e zhvillimit te ankandit per emetimin e eurobondit me vlere 25 milione euro. Banka e Shqiperise njoftoi dje per procesin e radhes te shitjes te borxhit qe kerkon te marre qeveria, ne daten 30 qershor, ne diten kur qeveria do te komunikoje zyrtarisht rritjen e pagave dhe pensioneve, vendim qe hyn ne fuqi nje dite me pas, me 1 korrik. Sipas Bankes se Shqiperise, ankandi do te zhvillohet te henen e 28 qershorit, kurse emetimi do te kryhet me 30 qershor, te merkuren, kur qeveria zhvillon zakonisht mbledhjen.

Operacioni

Mesohet se fatura per rritjen e pagave dhe pensioneve ka nje vlere totale prej afro 40 milione eurosh, gjithnje nese i qendrohet planit per rritje deri me 15 per qind, sikurse ka kerkuar Kryeministri. Sakaq, ne Ministri te Financave vijojne diskutimet mbi nivelin e rritjes se pagave dhe pensioneve. Ekspertet e ministrise po bejne te pamunduren per te siguruar nje rritje te pakten 10 per qind, kurse Kryeministri ka planifikuar normen 15 per qind. Buxheti i shtetit nuk permban te ardhura te mjaftueshme per te vene ne zbatim premtimin elektoral, edhe pse disa institucioneve te rendesishme do t’u reduktohen shpenzimet per investime.

Bondi

I kthyer ne telenovele per Ministrine e Financave, emetimi i eurobondit, ose marrja hua ne valute nga bankat tregtare, ne masen 400 milione euro, do te shtyhet per ca kohe, derisa te qetesohen tregjet. Deri atehere, ministria do te operoje me bankat vendase, uria e te cilave eshte e pashtershme per parate e qeverise, pasi kane norme fitimi te sigurt. Aktualisht, gjendja ne banka sa u takon depozitave konsiderohet e qendrueshme, madje me likuiditet te mjaftueshem per nevojat e ekonomise, perfshi dhe valuten, e cila do te jete mjeti i perdorimit te letres me vlere.

Borxhi

Shifrat e fundit nga Ministria e Financave, referuar tremujorit te pare 2010, deklarojne se stoku i borxhit arriti ne 406 miliarde e 476 milione leke, ku 58 per qind i takojne instrumenteve te huas afatshkurter (borxh i marre per periudha shlyerje deri ne nje vit). Bie ne sy fakti se ne tabelen e stokut te borxhit nuk ka asnje te dhene rreth letrave me vlere te emetuara per periudha 9-mujore, e ndoshta eurobondi perben rastin e pare. Ne te gjitha proceset e shitjes se borxhit qe kerkon te marre qeveria, Banka e Shqiperise luan rolin e saj. Sipas statistikave, gati 18.35 per qind e borxhit te qeverise mbahet nga Banka e Shqiperise, me nje rritje rreth 1 pike per qind, kurse pjesa tjeter zoterohet nga bankat tregtare, ku vetem njera mbart 33.79 per qind.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama