Bode paralajmeron shkurtime

Bode paralajmeron shkurtime
Ministri i Financave paralajmeron shkurtime masive te shpenzimeve per pjesen e mbetur te vitit. Shkak jane te ardhurat e pamjaftueshme ne buxhet nga tatimet dhe doganat, por edhe nga presioni nderkombetar. I gjendur ne Kuvend per te dhene shpjegime rreth vendimit te fundit te qeverise per rritjen e pensioneve, kreu i Financave, Ridvan Bode, ka theksuar planin e ri te reduktimit te deficitit buxhetor ne 3.5 per qind, nga rreth 5 per qind qe eshte aktualisht. Ulja e deficitit do te kerkoje nje shkurtim te shpenzimeve pertej nivelit 30 miliarde leke te parashikuar ne fillim te vitit, kur kriza dha efektet e implikimit.

Duke u perballur me kritikat e opozites, rreth nivelit te borxhit, ministri tha se nga shkurtimi i shpenzimeve do te preken kryesisht projektet publike, te planifikuara per kete vit.

Ne diten e djeshme te seances plenare, ministri i Financave zhvilloi nje “beteje” shifrash me opoziten, e cila vijon te jete skeptike me te dhenat ekonomike qe ofron qeveria.

Debati nisi me vendimin e qeverise per te rritur pensionet, qe sipas socialisteve eshte farsa ekonomike e radhes. “Jane 400 e ca mije pensioniste, qe marrin nje rritje nga 210 leke ne 420 leke. Per te njejtet pensioniste, me vendimin e rritjes se çmimit te energjise dhe ujit u keni marre 3 mije leke”, u shpreh deputeti socialist, Erjon Braçe. Ndersa ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se kjo eshte rritja me e madhe e pensioneve. “Nuk ka pensionist qe perfiton nen 10 mije leke rritje. Qindarkat Erioni t’i fuse ne xhep”, tha Bode.

Borxhi publik dhe menyra se si qeveria po administron parate e perbashketa te shqiptareve kane qene nje pike tjeter ku palet kane vijuar akuzat e ndersjella. “Keni qeverisur tete vjet. Keni marre borxh per te rritur pagat dhe pensionet. Prej 6 vjetesh ne kete vend nuk eshte marre asnje qindarke borxh per pagat”, tha Bode. Ministri i Financave lajmeroi se do ta ule deficitin permes shkurtimeve te buxhetit, qe ne pjesen derrmuese prekin investimet. Por Braçe i propozoi qeverise nje variant tjeter se si mund t’i ule shpenzimet dhe borxhin: thjesht duke ulur rrogen e Kryeministrit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama