Berisha negocion me greket per lotarine kombetare

Berisha negocion me greket per lotarine kombetare
Zyra e shtypit e qeverise njoftoi dje se drejtuesi i nje kompanie greke te bixhozit eshte takuar me Kryeministrin Sali Berisha dhe ka filluar bisedimet per te marre licencen monopol per lotarine kombetare. “Kryeministri Berisha priti sot (dje) ne takim zotin Costantinos Antonopoulos, drejtor i Pergjithshem i kompanise “Intralot” dhe anetar i Bordit Drejtues te kompanise “Intracom”. Zoti Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha interesin e grupeve qe ai perfaqeson per te shtrire me tej aktivitetet e tyre ne Shqiperi”, thuhet ne njoftimin e qeverise.

“Interes tjeter i grupit “Intralot” eshte pjesemarrja ne lotarine nacionale qe do te hapet se shpejti. Zoti Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha besimin per suksesin dhe transparencen e procesit, duke theksuar qe kompania e tyre do te konkurroje si nje partnere investuese ne kete projekt”,  vijon me tej njoftimi. “Intralot” eshte nje kompani greke e themeluar ne vitin 1992. Ne faqen e saj zyrtare ne internet thote se ofron 400 lloje te ndryshme bixhozi. Gjate vitit 2008 pati 1.1 miliarde dollare te ardhura. Presidenti i saj eshte biznesmeni Socrates Kokkalis, i njohur si presidenti i nje fondacioni qe ofron bursa gjashtemujore ne shkollen e qeverisjes Kennedy ne Harvard. Nje numer i konsiderueshem politikanesh shqiptare e kane perfunduar kete kurs gjashtemujor.

Dhjetorin e kaluar, qeveria miratoi nje vendim per t’i ngarkuar Ministrise se Financave hapjen e procedurave per nje lotari kombetare.

“Autorizohet Ministria e Financave per shpalljen e procedurave te gares per lotari kombetare, si dhe per shpalljen e kritereve per dhenien e licencave per Kazino”, thuhej ne nje vendim te marre ne dhjetor 2009. Ne baze te ligjit, ne Shqiperi do te jepet vetem nje licence per lotari kombetare dhe kjo licence do te kete nje afat prej dhjete vjetesh.

“Kjo licence eshte nje e vetme dhe i jepet aplikantit, i cili perzgjidhet i pari ne procesin e konkurrimit, te zhvilluar sipas procedurave te percaktuara”, thuhet ne ligjin per lojerat e fatit. Sipas ligjit, licenca duhet t’i jepet nje subjekti permes nje tenderi. Taksa fikse per lotarine eshte 300 milione leke dhe paguhet vetem nje here. Kompania pjesemarrese ne tender duhet te kete nje kapital themeltar prej 1.2 miliarde lekesh. Sipas kuptimit te ligjit, te llogaria kombetare perfshihen: te gjitha lojerat numerike, ku nje numer eshte terhequr nga nje radhe e paracaktuar numrash; "Keno", si ne formen tradicionale, ashtu edhe ne ate elektronike; lotari, per te cilat hidhet short, ku lojtari synon te fitoje nje shume te caktuar, nese nga hedhja e shortit, qe behet ne menyre publike, fiton numri, qe shenohet ne bileten e zgjedhur prej tij; lotari e çastit, ku lojtarit i ofrohet mundesia te beje vete fshirjen e shiritit mbulues te numrit te shenuar, brenda nje intervali kohor te caktuar, gjate te cilit eshte e vlefshme seria e biletes se lotarise.

Qeveria e sotme e ka ndryshuar ligjin per lojerat e fatit se paku kater here ne dy vitet e fundit.

Tregu i lojerave te fatit ne Shqiperi qarkullon rreth 100 milione dollare ne vit, sipas nje informacioni te shperndare disa kohe me pare nga zyra e administrimit te lojerave te fatit prane Ministrise se Financave. Ne te gjithe boten njihet fakti qe biznesi i bixhozit shtohet me rritjen e krizes ekonomike dhe anasjelltas, ulet ne periudhat e bumit, kur njerezit jane me te zene duke fituar para permes punes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama