Akullore me portokalle
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Përgatitja. Lani portokallet dhe limonin, thajini dhe fërkojini lehtë lëkurat mbi sheqer që të marrë aromë. Ndajini përgjysëm portokallet, shtrydhini, filtrojini lëngun, hidheni në një tigan, shtoni gjithë sheqerin dhe lëngun e limonit, shkrijini në zjarr shumë të dobët duke i përzier. Hiqini, lërini të ftohet shtoni panën, lëngun e mandarinës e të portokallit. Përzjejini dhe vendoseni në makinën e akullores.