Akullore me mandarina
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Përgatitja. Lani mandarinat, pritini përgjysëm dhe shtrydhini pa ua prishur lëkurën që do t'i mbani mënjanë, zieni për cerek ore ujin me sheqerin, lëreni të ftohet, shtoni lëngun e mandarinave të filtruara në kullesë si dhe atë të limonit, portokallit dhe shurupin e këtij të fundit. Përzjeni, hidheni në një enë të gjërë e të ulët; Pas trecerek ore akullorja do të jetë gati. Servireni në lëkurat e mandarinave.