Akullore me limon

Përgatitja: Rrihni mirë, do të ishte më mirë nëse do të bënit me rrahësen elektrike lëngun e limonave të filtruar më parë në kullesë me sheqerin. Shtoni 2 lugë lëng limoni, mollën e qëruar e të grirë, qumështin dhe përziejeni të gjitha me kujdes. Në fund bashkojini me shumë delikatesë kajmakun (ajkë qumështi). Hidheni përgatesën në makinën e akullores për 20 minuta dhe servireni në tasa individualë. [redaktoni] Akullore me limon (Receta 2) Përbërësit: Për 8 persona: 8 limona, 300 g sheqer, 2 të bardha veze, 1 L ujë. Përgatitja: Treteni në ujin që vlon sheqerin, lëreni të ftohet pastaj shtoni lëngun e filtruar të limonave. Hidheni në një formë dhe mbajeni në frigorifer për rreth 2 orë. Vendoseni përgatesën në mixer, shtoni të bardhat e vezëve të bërë marengë dhe frulojini për disa sekonda. Hidheni nëpër tasa dhe servireni.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama