Zjarri në Shëngjin ende aktiv/ Nuk mjafton ndërhyrja e zjarrfikësve, e gjithë zona e mbuluar nga tymi

15 qershor 2021

Vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Knallës në Shëngjin. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve flakët nuk janë shuar ende.

Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga “Panorama” e gjithë zonë është mbuluar nga tymi, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era e fortë në zonë.

(18:00) Zjarri në Shëngjin, ende aktiv prej disa orësh/ Ja shkaqet e përhapjes së flakëve, pamjet nga vendngjarja

Një zjarr ka përfshirë që prej orëve të drekës zonën e Knallës në Shëngjin. Korrespondenti i “Panoramës” raporton se flakët vijojnë të jenë ende aktive.

zjarr ne malet e shengjinit

Mësohet se djegia e një grumbulli mbeturinash bëri që era e fortë të përhapte me shpejtësi flakët, të cilat dolën nga kontrolli.

Për shuarjen e flakëve po punojnë prej disa orësh zjarrfikësit. Raportohet se janë djegur kryesisht shkurre dhe ferra.

Gazeta Panorama