Zëri i Amerikës zbardh sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit: – Studiuesit shprehin mosbesim ndaj…

13 prill 2021

… “Gjigandomania e aplikuar nga zoti Rama në ekonomi sidomos 5 vitet fundit, kryesisht në formën e kontratave të Partnerit – Publik – Privat, shpesh herë të kritikuara për klientelizëm dhe favoritizëm etj., në thelb është një praktikë që nuk duhet të vazhdojë. Kushdo që do të qeverisë vendin, duhet të heqë dorë nga ky kurs rrënues për zhvilimet ekonomike në vitet që vijnë” – tha zoti Preçi.

Studiuesit besojnë se varfëria dhe emigrimi i lartë i shqiptarëve vitet e fundit dhe vështirësitë e shumta sociale që po përballin banorët kanë ardhur nga mënyra e pazakontë e qeverisjes.

Zoti Buxhuku shtoi se zgjedhjet e 25 prillit po mbahen në mesin e një krize politike dhe në një rënie të përgjithshme të sistemit institucional demokratik në Shqipëri, ku pushteti qendror dhe vendor janë bërë monopartiakë, ku gjykatat dhe ekonomia kanë një mori vështirësish dhe difektesh themelore.

“Problematikat ne i kemi me mënyrën se si jemi qeverisur dhe se si është menaxhuar gjithçka deri më sot. Ne i kemi gjithë mundësitë dhe potencialet si vend, që duke njohur ku kemi gabuar të gjejmë më pas edhe ilaçin dhe zbatojmë edhe terapinë e duhur të shërimit dhe për ta çuar Shqipërinë drejt standarteve që meritojnë pasuritë dhe potencialet tona natyrore, njerëzore e gjeostrategjike” – tha zoti Buxhuku.

Pandemia dhe tërmeti pohojnë studiuesit janë peshat më të rënda në supet e qeverisjes dhe ekonomisë shqiptare, që edhe pa ato ishin më parë në kushte tepër të vështira, me borxhe të shumta dhe deficite dhe shpenzime të konsiderueshme.

Sipas zotit Preci, qeveria e ardhshme do të ndeshet me pasojat e pandemisë dhe tërmetit për një periudhë të paktën 2-5 vjeçare.

“Përballimi me realizëm i procesit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit 2019 dhe korigjimi i efekteve të pandemisë kërkojnë kohë, sidomos në fushën e turizmit, infrastrukturës, cilësinë e shërbimeve, sistemit fiskal etj., do të kërkojnë kohë. Kushdo që do të qeverisë në 4 vitet që vijnë përballimi I këtyre sfidave do të mbizotërojë të paktën dy vitet e para të mandatit, dhe pas kësaj mund të flitet për reforma” – tha zoti Preçi.

Nga pikëpamja teorike, pohojnë studiuesit debate kryesor mbetet ai para 8 vjetëve – nëse bizneseve u duhet ngarkuar një taskë e sheshtë deri 9 për qind sipas opozitës apo një taksë progressive nga 15 e në rritje sipas socialistëve.

Por më e rëndësihmja, sipas tyre, mbetet zbatimi praktik i tyre I masave fiskale, rritja e puënsimit, mirëqeverisja, mos-thellimi i borxheve, shmangia e ndërtimeve të shtrenjta e të panevojshme, që e mundojnë ekonominë edhe shumë vite më pas./voa

V.O. Shkrimi publikohet me shkurtime.