“Urimi i Rames për Ramazan”. Uron Egjiptin ne vnd qe te uronte Shqiptaret

13 prill 2021

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim me urimin ndaj besimtarëve myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Sot, në rrjetin e tij social Facebook, ai ka shpërndarë një foto me shkrim arabisht, duke e shoqëruar edhe me një mesazh për të gjithë besimtarët. Por ka diçka që nuk shkon…

Kreshnik Osmani ka zbuluar se në foton e shpërndarë nga Rama shkruhet një urim për popullin e Egjiptit, të cilin kreu i qeverisë nuk e ka konfirmuar.

“Urimi i kryeministrit Rama-zonit për Ramazan! ”Mbarësi për popullin e Egjiptit”- shkruhet tek fotoja e kryeministrit! Kap nga Google dhe fut ne Facebook dhe as ia ka idene çfarë shkruhet. Duket qe edhe urimin e ka seriozisht! Iftarin ke Nusreti, amanet!,“-shkruan Osmani.

Ky i fundit, duket se është njohës i mirë i gjuhës arabe, pasi ka studiuar në “Jinan University” në Liban.  Epo kryeministër, mend për herë tjetër të kontrollosh dy herë se çfarë shkruhet….